0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Francë, ekstremistja e krahut të djathtë Le Pen do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale

Më të lexuarat

Liderja e Partisë së Unitetit Kombëtar të ekstremit të djathtë në Francë, Marie Le Pen njoftoi se do të jetë kandidate në zgjedhjet presidenciale që do zhvillohen në vitin 2022, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media Le Pen tha se në anketat e fundit të zhvilluara në vend parashikohet që ajo do të kalojë raundin e dytë në zgjedhjet presidenciale.

“Në anketa për herë të parë theksohet se fitorja mund të jetë e imja”, tha Le Pen e cila shtoi se do të garojë në zgjedhjet presidenciale që do mbahen vitin e ardhshëm.

Sipas sondazheve, parashikohet që Le Pen të marrë 48 për qind të votave në rast se garon në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Le Pen mori pjesë në zgjedhjet presidenciale në vitin 2017, ku në raundin e parë mori 21.3 për qind dhe në raundin e dytë 33.9 për qind të votave.

​​​​​​​Për zgjedhjet presidenciale në vitin 2022 kandidimin e kanë deklaruar edhe lideri i lëvizjes “Franca e Palëkundur” (La France Insoumise) (LFI), Jean-Luc Melenchon dhe kreu i rajonit Hauts-de-France dhe ish ministri, Xavier Bertrand.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit