7.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Francë: beteja e një gazetareje për shaminë e saj

Më të lexuarat

Rasti i Manal Fkihit, e goditur në identitetin fetar nga një shtet shekullar(anti-Islam)

Një gazetare marokene që jeton dhe punon në Paris, e cila mban hixhab, tha se planifikon të kundërshtojë një rregullore që ndalon gratë të mbulojnë kokën në fotot e ID-së së shtypit në Francë.

Manal Fkihi tha se aplikimi i saj për një letërnjoftim gazetari u refuzua, duke e bërë të vështirë për të punën.

“Është e rëndësishme që ata të na pranojnë ashtu siç jemi”, tha 25-vjeçarja për Reuters. Apeli “është hapi i parë kundër margjinalizimit të grave që mbajnë shaminë në profesion”.

Fkihi shpjegoi se aplikimi i saj u refuzua nga komisioni i CCIJP që lëshon kartat e identitetit të gazetarit, i cili thotë se fotografitë e identitetit duhet të plotësojnë të njëjtat standarde si pasaportat.

Franca ndalon mbulimin e kokës në fotot e pasaportave, ndryshe nga Britania, ku lejohet për arsye fetare.

Paneli i CCIJP u përgjigj se megjithëse i pavarur, ai kryen misionin e tij në emër të shtetit dhe për këtë arsye ndjek të njëjtat standarde në dokumentet zyrtare. Arsyetimi qe se mosshmangia nga formati i pasaportës zyrtare është më mirë për sigurinë.

Gazetarja do të apelojë vendimin e CCIJP, duke argumentuar se vendimi i saj është i njëanshëm dhe se një ID gazetare është një ID profesionale, jo një formë identifikimi, tha avokati i saj Slim Ben Ashour. Nëse kjo dështon, ai do të ankohet në gjykatën administrative të shkallës së parë.

Franca, një nga vendet evropiane me pakicat më të mëdha myslimane, zbaton ligje që mbrojnë parimin e sekularizmit, për të cilin presidenti Emmanuel Macron thotë se kërcënohet nga “separatizmi islamik”.

Grupet e të drejtave thonë se këto ligje kanë synuar myslimanët.

Punonjësit e sektorit publik dhe nxënësit e shkollave nuk mund të mbajnë simbole apo veshje fetare në Francë.

Nuk ka legjislacion kombëtar që mbulon punëtorët e sektorit privat, por disa organizata, si Oda e Avokatëve dhe grupet e lajmeve Radio France dhe France Media Monde, kanë krijuar rregullat e tyre.

Manal Fkihi tha se një herë asaj iu ofrua një punë në gazetari televizive me kusht që të mos mbante shaminë e saj.

“Ajo që është e çmendur është se ishte një pozicion që fliste arabisht. Ata duan aftësitë tona pa identitetin tonë”, tha ajo. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit