6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Francë: adoleshentja muslimane nxirret nga shkolla për fundin e gjatë!

Më të lexuarat

Një 16-vjeçare muslimane është dërguar në shtëpi nga drejtuesit e shkollës për fundin e saj të gjatë. Ngjarja ka ndodhur në një periferi të Parisit, në pjesën lindore të tij.

Vajzës së cilët i jepet vetëm emri i shkurtuar, K. de Sousa, i është komunikuar nga kryemësuesi i shkollës në Montereau-Fault-Yonne se gjatësia e fundit të saj ishte një “simbol spikatës fetar”, e për këtë duhej të kthehej në shtëpi.

Adoleshentja, një franceze me origjinë portugeze, e më herët një katolike, është kthyer në Islam vitin e shkuar me bekimin e prindërve të saj.

“Vajza ime respekton ligjin,” i ka deklaruar e ëma, Marie-Christine de Sousa, revistës franceze L’Obs. “Unë e respektoj fenë e saj. Shkolla nuk ka bërë deri tani asnjë koment mbi mënyrën si vishet.”

Vajza mban një shami koke kur del jashtë, por e heq atë në shkollë, siç e kërkon ligji. Një pjesë e shkollave kanë nisur tani ta shohin shtrembër dhe veshjen me fund të gjatë, duke e interpretuar atë si simbol fetar. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit