9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024


Franca shpëton nga Le Pen

Më të lexuarat

Fitore e së majtës në atdheun e BE-së

Shumë prej aleatëve të Francës u lehtësuan nga më e keqja që u shmang pasi partia e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen dështoi të fitojë zgjedhjet e parakohshme të dielën, por që një koalicion i çrregullt në parlament pa fitues të qartë mund të krijojë dhimbje koke për Evropën, raportoi Reuters.

Le Pen dhe Fronti i saj Ncional ishin të preferuarat, duke rritur rrezikun e qeverisë së parë të ekstremit të djathtë të Francës që nga Lufta e Dytë Botërore dhe duke kërcënuar të prishë politikën ekonomike dhe të jashtme në ekonominë e dytë më të madhe të eurozonës.

Aleatët e Ukrainës në veçanti kishin frikë se një qeveri e udhëhequr nga Le Pen mund të zbutet ndaj Moskës dhe të shkurtonte ndihmën ushtarake ku Kievi është mbështetur që nga pushtimi rus i vitit 2022, edhe pse partia e saj kohët e fundit e shpalli Rusinë një kërcënim.

Humbja e Frontin Nacional sinjalizon të paktën një rezistencë të përkohshme ndaj rritjes së së djathtës në Evropë, por mund të lajmërojë një periudhë paqëndrueshmërie me qeverinë e re në “bashkëjetesë” të vështirë me Presidentin Emmanuel Macron.

“Kënaqësi në Paris, zhgënjim në Moskë, lehtësim në Kiev. Mjaft për të qenë të lumtur në Varshavë”, shkroi kryeministri polak Donald Tusk në X.

Macron thirri zgjedhje të parakohshme në një përpjekje për të hequr iniciativën nga Le Pen, por partia e tij nuk arriti një aleancë të partive të krahut të majtë që erdhi më mirë se sa pritej.

Disa jashtë vendit po gëzohen që kërcënimi i menjëhershëm i një qeverie të ekstremit të djathtë është shmangur.

Reagime të shumta

“Më e keqja është shmangur,” tha Nils Schmid, një zëdhënës i politikës së jashtme për socialdemokratët gjermanë të kancelarit Olaf Scholz, ku e djathta ekstreme ka parë gjithashtu një rritje të popullaritetit gjatë krizës së kostos së jetesës.

“Presidenti është i dobësuar politikisht, edhe nëse ruan një rol qendror duke pasur parasysh situatën e paqartë të mazhorancës. Formimi i një qeverie do të jetë i ndërlikuar”, tha Schmid për grupin mediatik Funke.

Partia e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez uroi aleancën e krahut të majtë, të quajtur Fronti i Ri Popullor (NFP), për një fitore që “ndalon të djathtën ekstreme të hyjë në qeveri”.

Nikos Androulakis, kreu i partisë socialiste greke PASOK, tha se populli francez “ngriti një mur kundër të djathtës ekstreme, racizmit dhe intolerancës dhe mbrojti parimet e përjetshme të Republikës Franceze: lirinë, barazinë dhe vëllazërinë”.

Presidenti i majtë i Kolumbisë, Gustavo Petro, gjithashtu përgëzoi francezët për pengimin e Le Pen.

“Ka beteja që zgjasin vetëm pak ditë, por që përcaktojnë fatin e njerëzimit. Franca kaloi njërën prej tyre”, tha ai.

Ndarje të thella

Zgjedhjet e lanë parlamentin francez të ndarë mes tre grupeve kryesore, të majtës, qendrës dhe ekstremit të djathtë, të cilët nuk kanë traditë bashkëpunimi.

E majta kërkon të kufizojë çmimet e mallrave bazë si karburantet dhe ushqimet, të rrisë pagën minimale dhe pagat e punonjësve të sektorit publik, në një kohë kur deficiti buxhetor i Francës është tashmë 5.5 për qind e prodhimit, më shumë se sa lejojnë rregullat e BE-së.

“Lamtumirë kufizimit të deficitit europian! (Qeveria) do të bjerë shpejt. Franca e gjorë. Dikush mund të ngushëllohet me (Kylian) Mbappé”, tha senatori nga partia e djathtë italiane e Lega-s, Claudio Borghi, duke iu referuar yllit francez të futbollit.

Politikanë të tjerë të krahut të djathtë u shprehën të zhgënjyer.

Andre Ventura, kreu i partisë së ekstremit të djathtë në Portugali, Chega, e quajti rezultatin “një fatkeqësi për ekonominë, një tragjedi për emigracionin dhe një të keqe për luftën kundër korrupsionit”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit