1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Franca ndalon femrat e mbuluara të hapin tenda në aktivitetin e 8 Marsit

Më të lexuarat

Bashkia Beziers në Francë, ka ndërhyrë ndaj femrave muslimane të mbuluara të cilat dëshironin të hapnin stendë në një aktivitet të zhvilluar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Në një deklaratë me shkrim nga bashkia theksohet se është e ndaluar që gratë e mbuluara të hapin stendë në aktivitetin që zhvillohet në qytet me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Në deklaratë theksohet se prania e grave të mbuluara në aktivitet është e papranueshme dhe se është në kundërshtim me vlerat e Francës.

Ndërsa Observatori kundër Racizmit dhe Islamofobisë (ORIW) në një deklaratë me shkrim ka reaguar ndaj këtij vendimi të bashkisë.

Në deklaratë theksohet se, ndryshe nga sa thuhet në median dhe shoqërinë franceze, gratë muslimane veshin mbulesën e shamisë me vullnetin e tyre të lirë.

Po ashtu në këtë deklaratë është ftuar populli francez që të tregojë se nuk e miratojnë këtë vendim skandaloz dhe në kundërshtim me lirinë e njeriut./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit