Autoritetet në Francë nisën një hetim të dielën pasi një flamur kundër sulmit të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës u shfaq gjatë një ndeshje futbolli midis Izraelit dhe Paraguait në Lojërat Olimpike të Parisit 2024.
Tifozët, të cilët mbanin flamuj palestinezë dhe një pankartë ku shkruhej “Olimpiada e gjenocidit”, u hetuan për veprime “anti-semitike”.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Parku i Princave” dhe skuadra e Paraguajit fitoi me rezultat 4:2.
Komiteti Organizativ i Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike të Parisit 2024 (COJOP2024) paraqiti një ankesë dhe zyra e prokurorit konfirmoi hetimin.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë thënë se Izraeli nuk do të përjashtohet nga Lojërat Olimpike, të cilat do të zgjasin deri më 11 gusht.
/trt/