Franca i dha fund misionit luftarak në Afganistan, duke tërhequr trupat e fundit nga një provincë në verilindje të kryeqytetit Kabul.
Tërheqja sot e 500 trupave nga provinca Kapisa bëhet në kuadrin e zotimit të presidentit Francois Hollande për të përshpejtuar largimin e trupave franceze nga Afganistani. Trupat luftarake ndërkombëtare që kanë mbetur pritet të largohen nga vendi nga fundi i vitit 2014.
Franca ka qenë kontribuesi i pestë më i madh i koalicionit të NATO-s, dhe vazhdon të ketë atje 1 mijë e 500 trupa të tjera për të ndihmuar në kthimin e pajsijeve në vend dhe stërvitjen e forcva afgane. Që kur Franca ju bashkua koalicionit në fund të vitit 2001, në Afganistan janë vrarë 88 trupa franceze.