0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Franca heq kufizimet në vaksinim

Më të lexuarat

Franca hapi të hënën vaksinimin kundër koronavirusit për të gjithë të rriturit.

Deri më tash, përparësi në vaksinim kanë pasur personat mbi 50 vjeç, ata me sëmundje kronike dhe punëtorët me profesione më të ekspozuara ndaj virusit.

Në total, 25.4 milionë njerëz në Francë e kanë marrë tashmë një dozë të vaksinës, që do të thotë rreth 38 për qind e popullatës.

“Jam plotësisht i bindur se do të shohim shumë njerëz që vaksinohen”, tha të hënën Alain Fischer, imunologu që kryeson bordin këshillimor të Qeverisë franceze për vaksinimin.

Qeveria shpreson që 76.7 milionë vaksinat që pritet t’i sigurojë në qershor, do ta ndihmojnë atë për të përmbushur kërkesat.

Vaksinat AstraZeneca dhe Johnson&Johnson janë në dispozicion vetëm për personat mbi 55 vjeç, pasi një numër i vogël njerëzish, që janë vaksinuar me këto vaksina, kanë pësuar mpiksje gjaku.

Franca përdor edhe vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

Ky vend është ndër më të goditurit në Evropë nga koronavirusi.

Mbi 5.7 milionë njerëz janë infektuar atje dhe mbi 109,000 kanë humbur jetën.

Nga 7 qershori, kufizimet në vaksinim do t’i heqë edhe Gjermania.

Në Gjermani, mbi 49 milionë njerëz kanë marrë tashmë një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit