2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Franca, Gjermania dhe Britania: Populli i Gazës ka nevojë për dërgimin e ndihmave në mënyrë urgjente

Më të lexuarat

Në deklaratën e përbashkët të publikuar nga Macron, Scholz dhe Starmer thuhet se mirëpritet dhe mbështetet thirrja e vendeve ndërmjetësuese për të nisur negociatat mes Izraelit dhe Hamasit për shkëmbimin e pengjeve dhe për armëpushimin në Gaza

Presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministri britanik, Keir Starmer, theksuan se civilët në Gaza “kanë nevojë për dërgimin dhe shpërndarjen e ndihmës në mënyrë urgjente dhe pa papengesë”, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e përbashkët të publikuar nga Macron, Scholz dhe Starmer thuhet se mirëpritet dhe mbështetet thirrja e vendeve ndërmjetësuese, SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit për të nisur negociatat mes Izraelit dhe Hamasit për shkëmbimin e pengjeve dhe për armëpushimin në Rripin e Gazës.

Për fillimin e negociatave “është rënë dakord se nuk mund të ketë më shumë vonesë”, theksohet në deklaratën në të cilën thuhet se “Po punojmë me të gjitha palët për të parandaluar përshkallëzimin e tensionit dhe nuk do të shmangemi nga asnjë përpjekje për të ulur tensionin për të gjetur rrugën që shkon drejt stabilitetit”.

Konfliktet duhet të përfundojnë menjëherë dhe të burgosurit duhet të lirohen, thuhet në deklaratën e përbashkët ku vlerësohet se “Populli i Gazës ka nevojë për dërgimin dhe shpërndarjen e ndihmës në mënyrë urgjente dhe pa pengesë”.

Ndër të tjera në deklaratë thuhet se ka shqetësim nga tensioni i përshkallëzuar në rajon dhe se është rënë dakord për uljen e tensionit dhe për sigurimin stabilitetit rajonal.

“Në këtë kontekst ne i bëjmë thirrje veçanërisht Iranit dhe aleatëve të tij që të përmbahen nga sulmet që do të përshkallëzojnë më tej tensionet rajonale dhe do të rrezikojnë mundësinë për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve. Ata do të mbajnë përgjegjësinë për veprimet që do të rrezikojnë këtë mundësi për paqe dhe stabilitet. Asnjë vend apo komb nuk do të jetë fitues për përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve në Lindjen e Mesme”, theksohet në deklaratë.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar më 8 gusht SHBA-ja, Egjipti dhe Katari për sigurimin e armëpushimit dhe shkëmbimin e pengjeve në Gaza i bënë thirrje Izraelit dhe Hamasit për rifillimin e negociatave në Kajro ose Doha më 15 gusht.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit