-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Franca dënon vetëveten për “larjen me gjak” të Parisit në 1961-shin

Më të lexuarat

Vendimi historik mbi ditën kur trupat e algjerianëve të vrarë notuan poshtë Senës

Një “votim historik” u mbajt në Asamblenë Kombëtare të Francës të enjten, kur deputetët miratuan një propozim për një rezolutë që dënonte “masakrën” ndaj algjerianëve më 17 tetor 1961 në Paris.

Me ftesë të Frontit Nacional Çlirimtar (FLN), i cili luftoi për pavarësinë e Algjerisë, rreth 30,000 algjerianë demonstruan paqësisht në Paris atë ditë kundër shtetrrethimit të vendosur ndaj tyre dhe me ndërhyrjen e policisë, sipas të dhënave të historianëve, midis 30 dhe 200 demonstrues u vranë.

Në tekstin e rezolutës, e cila kryesisht ka një kuptim simbolik, “dënohet represioni i përgjakshëm dhe vdekjeprurës ndaj algjerianëve, i kryer nën udhëheqjen e shefit të policisë Maurice Papon”.

Gjithashtu kërkohet që dita e përkujtimit të asaj masakre të shtohet në listën e festave kombëtare dhe ceremonive zyrtare, transmeton AFP.

Rezoluta u propozua nga deputetja e të Gjelbërve Sabrina Sebaihi dhe deputetja Julie Delpech nga Preporod.

Propozimi i rezolutës u mbështet nga 67 deputetë dhe 11 votuan kundër, të gjithë nga Kuvendi Kombëtar.

Sebaihi përshëndeti “votimin historik” dhe tha se ai përfaqëson fazën e parë në përpjekjet për të “njohur atë krim kolonial, për të njohur krimin e shtetit”.

Megjithatë, termi “krim shtetëror” u hoq në rezolutë për të arritur një konsensus për të.

Historianët shkruan se atë ditë algjerianët u ndoqën nëpër rrugë dhe stacione të metrosë.

Të arrestuarve iu lidhën duart, i rrahën me shkopinj dhe më pas i hodhën në lumin Sena. Disa ishin ende gjallë, pas së cilës ata do të mbyteshin në agoni.

Ishte dita kur trupat e algjerianëve të vrarë notuan poshtë Senës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit