1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Franca dënon ashpër “veprimet e njëanshme” të Qeverisë së Kosovës

Më të lexuarat

Ministria e Punëve të Jashtme të Francës përmes një reagimi kanë thënë se dënojnë ashpër shumëfishimin e veprimeve të njëanshme të institucioneve të Kosovës në veri.

Reagimi i Francës vjen pasi autoritetet e Kosovës i kanë ndërmarrë disa veprime gjatë kësaj jave në veri të vendit, pjesë e banuar me shumicë serbe, të cilat janë kundërshtuar nga Serbia dhe serbët e Kosovës, si dhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Sipas komunikatës, “këto veprime rrezikojnë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë para realizimit të perspektivës evropiane të dy vendeve”.

Ky reagim i Francës vjen në vazhdën e reagimeve nga partnerët ndërkombëtarë të vendit që kanë kundërshtuar veprimet e fundit të Qeverisë në pjesën veriore të vendit.

Këto veprime përfshijnë mbylljen e 9 pikave ilegale të Postës së Serbisë, e më pas edhe vendimin për të testuar Urën e Ibrit, e cila sipas Qeverisë, duhet të hapet./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit