-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Fox News-i shpërfill fjalimin e prindit amerikano-musliman në konventën e demokratëve (video e një pjese të fjalimit)

Më të lexuarat

Fjalimi i një amerikani musliman, Khizr Khan, të ardhur nga Pakistani e që humbi të birin në luftën në Irak ndërsa mbronte trupat e tij, është vlerësuar si një prej më të fuqishmëve në konventën e demokratëve këtë javë.

Siç e tregojnë dhe pamjet filmike që e shoqërojnë këtë lajm, Khizr Khan-i do të duartrokitej fuqishëm kur do të thoshte këto fjalë për kandidatin presidencial republikan, Donald Trump: “Ju nuk keni sakrifikuar asgjë dhe askënd!”

Por kanali amerikan Fox News, i kritikuar dhe më herët për qasjen antimuslimane, siç e vë në dukje The Independent, thuajse e shpërfilli tërësisht fjalimin e zjarrtë të amerikano-muslimanit, duke e dhënë atë vetëm kalimthi dhe pa zë.

Qëndrimi dukshëm i njëanshëm dhe paragjykues i kanalit televiziv Fox News është përcjellë me kritika.

Fox News nuk e transmetoi fjalimin nga prindërit e ushtarit musliman që vdiq për Amerikën,” shkroi në rrjetet sociale senatori i Minesotës, Danny Schoen.

Max Rosenthal, një gazetar, do të reagonte kësisoj, duke shkruar: “…babai i një ushtari të rënë në luftë mbajti një fjalim mbi patriotizmin dhe sakrificën, e Fox News-i nuk e transmetoi atë.”

Fjala e zjarrtë e Khizr Khan-it do të gjente pasqyrim të gjerë në shumicën e televizioneve amerikane, ndërkohë qëFox News-i do të spikaste me shpërfilljen ndaj saj. /tesheshi.com/

https://www.youtube.com/watch?v=HIpECU4Lrsk

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit