1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Fotoja e heqjes së kokës të ushtarit turk është fallco! (Video/Foto)

Më të lexuarat

Ushtarit i hiqet koka nga turma e mbështetësve të Erdoganit… por ku? Kjo fotografi u shpërnda sikur tregon që masa e njerëzve tenton t’ia heqë kokën ushtarit puçist. Megjithatë, del që kjo nuk është e vërtetë.

Gjatë puçit ushtarak në Turqi, interneti ishte i bllokuar, ashtu si edhe rrjetet sociale, kurse në televizione hynë ushtarët puçistë.

Disa ditë më vonë, mediat dhe rrjetet sociale u pushtuan nga fotografitë që tregonin situatat kaotike në Turqi, gjakderdhje në rrugë dhe luftime dramatike

Megjithatë, nuk është gjithçka ashtu siç dukej. Këta janë disa shembuj që tregojnë se si mediat mund të gabojnë (pa qëllim ose qëllimisht).

Ushtarit i hiqet koka nga turma e mbështetësve të Erdoganit… por ku?

Kjo fotografi u shpërnda sikur tregon që masa e njerëzve tenton t’ia heqë kokën ushtarit puçist. Megjithatë, del që kjo nuk është e saktë.

Fotografi është bërë në Siri në vitin 2013.

Bombardimi i stacionit policor në Ankara

Kjo video është publikuar nga disa televizione, përfshirë edhe CNN Turk, megjithatë nuk bëhej fjalë për stacionin policor në Ankara, por për bombardimet në Gaza në vitin 2014,

Donald Trump për Turqinë? Asnjë fjalë

Mediat publikuan një tëitt nga profili i rrëmë i Donald Trumpit në të cilin shkuan “duket se në Turqi po ndodh grusht ushtarak. Po i kthehen shtetit të tyre! Kështu do të jetë në edhe në Amerikë kur unë të bëhet president”.

Edhe fotografi tjera të rrëme…

Kjo fotografi për të cilën shumica kanë besuar së është bërë të premten në Ankara, është shkrepur në Egjipt në vitin 2011.

Edhe kjo fotografi është nuk ka ndodhur në Turqi, edhe pse mediat theksuan se skena është kapur në aeroportin “Ataturk”. Në fakt, kjo është pamje nga Koreja në vitin 2015 kur është rrëzuar helikopteri.

Fotografia tjetër është bërë në Egjipt në vitin 2011, por u raportua sikur të ishte në Ankara.

Aksident trafiku në vitin 2006, kurse mediat e paraqiten si torturim të ushtarëve puçistë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit