Fotografitë nga ajri të fiksuara nga fotografi Johnny Miller shfaqin qartë një ndasi dramatike midis të pasurve dhe të varfërve në Afrikën e Jugut, Meksikë dhe Indi.
Fotografitë janë pjesë e projektit “Skena të pabarabarta” të Miller, që ai e nisi në prill 2016 për të sfiduar pranimin nga ana e njerëzve të pabarazisë.
Fotografi me qendër në Afrikën e Jugut thotë: “Nga minuta e parë që prek tokë në Cape Toën, je i rrethuar nga kasollet.
“Pa ekzagjerim, kasollet prej alumini rrethojnë aeroportin, dhe duhet të ngasësh makinën për 10 minuta, derisa të arrish periferi më të denja ku jetojnë njerëzit e privilegjuar, përfshi edhe mua”.
Miller vazhdon: “Kjo është status-quoja në Cape Toën, në Afrikën e Jugut, dhe në shumë pjesë të botës, por është një situatë me të cilën nuk jam aspak dakord”.
“Për të perifrazuar Barak Obamën, unë besoj se pabarazia është sfida që përcakton këtë brez”.
Këndi i vështrimit nga lart, njohur si “pamja nadir”shfaq kufij të përbërë nga gardhe, rrugë apo moçalishte midis të pasurve dhe të varfërve. Nga njëra anë shtrihen shtëpi të varfra dhe nga ana tjetër, banesa të mbajtura dhe vila.
Të gjesh vendet më të mira për të shkrepura fotografitë me dron i merr Miller shumë orë kërkime. “Identifikoj se ku duhet të shkrep fotografitë përmes një larmie mjetesh… një kombinimi të të dhënave të censusit, hartave, raportimeve në medias dhe bisedës me njerëz”.
“Njëherë identifikova zonat ku doja të fotografojë, i vizualizova në Google Earth, dhe u përpoqa të hartoja një plan fluturimi. Kjo përfshinte marrjen në konsideratë të ligjeve për fluturimet, sigurinë personale, jetën e baterive, motin, këndin, kohën e ditës dhe shumë faktorë të tjerë”.
/tesheshi.com/