4.8 C
Pristina
Friday, January 31, 2025

Foto: Xhumaja sfiduese në Al Aksa

Më të lexuarat

Afro 150 mijë besimtarë i marrin Izraelit “kontrollin” e xhamisë

Gati 150,000 besimtarë falën namazin e xhumasë në xhaminë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar.

Pavarësisht tensioneve dhe kufizimeve izraelite, mijëra palestinezë nga pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar u dyndën në kompleksin Al-Aksa për të kryer lutjen javore myslimane.

Një deklaratë nga Autoriteti Islamik i Vakëfit të Al-Quds tha se rreth 150,000 njerëz po falnin namazin e xhumasë.

Kujtojmë, forcat izraelite pushtuese hodhën gaz lotsjellës dhe plumba gome për të dëbuar besimtarët nga xhamia Al-Aksa të enjten në mëngjes.

Gjatë gjithë këtyre ditëve, aty është rikrijuar një front tensioni mes palestinëzeve dhe izraelitëve.


Por kur është fjala për Al-Aksa, çështja bëhet më e mprehtë, pasi nuk është më një çështje thjesht palestineze por dhe globalisht islame.

Al Aksa është vendi i tretë i shenjtë islam në botë, pas Mekës dhe Medines në Saudi, më saktë Kaba-s dhe Xhamisë së Profetit. /tesheshi.com/   

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit