Ne qytetin e Bursas, kryeqyteti i pare i P. Osmane ze vend edhe nje nga veprat madheshtore te arkitektures islame.
Xhamia e Madhe “ulucami” eshte ndertuar ne kohen e Sulltan Bejazitit I ne vitin 1399. Ajo qe eshte e veçante ne kete xhami eshte mimberi i saj.
Mimberi sipas mbishkrimit eshte mbaruar ne vitin 1402, eshte punuar me dru arre dhe pa asnje gozhde ne te.
Ne mimberin e kesaj xhamie eshte skalitur edhe sistemi yne diellor me te gjithe planetet qe ne i njohim sot. Duhet theksuar se nje pjese e madhe e ketyre planeteve sipas shkences moderne jane njohur vone prej nesh.