Është hapur Rruga e Kombit dhe qarkullimi i mjeteve ka nisur.
Mijëra qytetarë të Kukësit, Hasit, Tropojës dhe Kosovës kanë protestuar për më shumë se 3 orë kundër taksës së Rrugës së Kombit.
Ka pasur dhunë të policisë ndaj protestuesve dhe më pas edhe këta të fundit kanë qëlluar me gurë.
Protestuesit kanë shkatërruar autobandin, trarin e vendosur për të marrë taksën.
Me urdhër të Edi Ramës, ministria e Brendshme ka dërguar në Kukës, qindra forca policie nga Tirana me qëllim që të mposhtin me dhunë protestën e banorëve të veriut.
Mësohet se tani ka nisur qarkullimi i mjeteve, por protestuesit nuk janë tërhequr nga revolta e tyre.