1.7 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Forumi i Biznesit Turqi-Kosovë, Pacolli fton kompanitë turke të rrisin investimet

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ftoi kompanitë turke që të rrisin edhe më shumë investimet e tyre në vendin e tij…

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Turqi, Pacolli hapi Forumin e Biznesit Turqi-Kosovë së bashku me ministrin e Zhvillimit të Turqisë, Lutfi Elvan, në prezencën edhe të shumë kompanive turke dhe nga Kosova.

Gjatë fjalës së rastit, Pacolli theksoi përparësitë e ofruara nga tregu i Kosovës duke veçuar sidomos afërsinë mes dy vendeve dhe dy popujve, lehtësimin e procedurave për të bërë biznes dhe ligjin për Investime Strategjike.

Zv/kryeministri Pacolli i bëri ftesë kompanive turke që të rrisin edhe më shumë investimet e tyre në Kosovë duke nënvizuar se hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë mes Kosovës dhe Turqisë i jep përparësi kompanive turke në raport me kompanitë konkurrente nga rajoni, të cilat më pas nga Kosova mund të kenë qasje edhe në tregun e Bashkimit Evropian, por edhe në tregje të tjera, në të cilat Kosova mund të eksportojë produktet e tyre.

Duke vlerësuar Kosovën si një parter të rëndësishëm tregtar, që ka bërë reforma të rëndësishme për zhvillim ekonomik gjatë viteve të fundit, ministri turk i Zhvillimit, Lutfi Elvan, u shpreh se investimet e deritanishme të Turqisë në Kosovë merren si shembull edhe për vendet e tjera.

“Turqia e shikon Kosovën si një partnere të rëndësishme dhe progresi i shënuar vitet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve është për t’u marrë në konsideratë”, nënvizoi ai.

Pasi rikujtoi se Turqia, përmes Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), ka kontribuuar me mbi 600 projekte në Kosovë, ministri Elvan shtoi: “Vlera e projekteve të përfunduar është mbi 100 milionë dollarë. Ne jemi të vendosur që mbështetjen tonë për Kosovën, nëpërmjet TIKA-së, ta vazhdojmë në çdo fushë edhe gjatë procesit në vijim.”

Turqia benë pjesë në grupin e vendeve me prezencën më të madhe të investimeve në Kosovë. Deri tani, në Kosovë janë regjistruar rreth 700 biznese turke, ku 200 prej tyre janë kompani të qëndrueshme me një stabilitet të operimit.

Kompanitë turke deri tani kanë investuar 367,80 milionë euro në Kosovë. Investimet janë të orientuara në sektorin bankar, edukim, shëndetësi, prodhim, ndërtimtari, tregti, hoteleri, transport dhe fusha të tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit