2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Fortifikatat nuk e shpëtojnë kriminelin: Reflektim mbi rënien e Asadit dhe ajetin e kaptinës Hashr

Më të lexuarat

Në kontekst të rënies së kriminelit Asad dhe regjimit të tij komunist:
Në Kuran: “Ata menduan se fortifikatat e tyre do t’i mbronin nga Allahu, por Allahu ju erdhi prej andej nga nuk e prisnin dhe mbolli frikë në zemrat e tyre.” (Kaptina Hashr, Ajeti 2)

Njeriu shpesh e gjen veten të mbështetur në fuqinë e tij fizike, pasurinë apo sigurinë që ka ndërtuar përreth. Kështu është edhe rasti i përmendur në ajetin e mësipërm, ku njerëzit që besonin se kishin ndërtuar fortifikime të pakapërcyeshme menduan se ishin të mbrojtur nga çdo rrezik, madje edhe nga fuqia e Allahut. Por ata harrojnë se Allahu, i Gjithëfuqishmi, ka pushtet mbi çdo gjë dhe se askush nuk mund t’i shpëtojë vendimeve të Tij.
Ky ajet na kujton se perceptimi i njeriut për realitetin është shpesh i kufizuar dhe i gabuar. Besimtari mund të mendojë se çdo rrugë është mbyllur dhe shpresa ka humbur, por Allahu është Ai që hap rrugë atje ku njeriu nuk mund ta imagjinojë. Nga ana tjetër, krimineli, në arrogancën e tij, mund të mendojë se është i pamposhtur, por Allahu mund ta shkatërrojë nga vende që ai as nuk i mendon.

    Nga hoxhë Rijad Misini

    - Advertisement -spot_img

    Më tepër

    Të fundit