0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Formohet Komitet Ndërkombëtar për të hequr dënimin me vdekje në vendet arabe

Më të lexuarat

Nën udhëheqjen e ish-presidentit të Tunizisë, Moncef Marzouki është formuar një komitet ndërkombëtar për heqjen e dënimit me vdekje në vendet arabe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një takim të zhvilluar nëpërmjet ‘Zoom’ me pjesëmarrjen e 100 personave nga SHBA-ja, Evropa dhe bota arabe u diskutuan dënimet me vdekje në vendet arabe.

Në një deklaratë me shkrim nga Komiteti Ndërkombëtar për Heqjen e Dënimeve me Vdekjeve thuhet se në krye të komitetit është zgjedhur Marzouki dhe se është vendosur që të formohet një bord drejtues i përbërë nga personalitete ndërkombëtare, përfshirë Sarah Leah Whitson, ish-kryetarja e organizatës për të drejtat e njeriut Human Rights Watch (HRW), aktivistja jemenase Tawakkol Karman dhe ish-kreu i qeverisë së përkohshme të Sirisë, Ahmed Tuma.

Po ashtu bëhet e ditur se vendimi për formimin e komitetit në fjalë është marrë si rezultat i debateve të thella lidhur me mungesën e elementëve themelore si transparenca dhe drejtësia në shumë vende ku zbatohet dënimi me vdekje.

Në deklaratë nga regjimi i Egjiptit kërkohet që të mos ekzekutohen dënimet me vdekje të dhëna kohët e fundit ndaj të burgosurve politikë.

Shumë vende arabe akuzohen nga organizatat për të drejtat e njeriut se dënimin me vdekje e përdorin si mjet për të heshtur opozitarët.

​​​​​​​Në Egjipt, dënimi me vdekje i dhënë nga gjykata penale e Kajros në shtator 2018 kundër 12 personave kundërshtarë ndaj grushtit të shtetit, përfshirë sekretarin e përgjithshëm të Partisë Liri dhe Drejtësi, Mohamed al-Beltagy dhe një nga liderët e Vëllazërisë Muslimane, Safwat Hegazy u la në fuqi nga gjykata e lartë më 14 qershor. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit