Ambasada e Turqisë në Prishtinë tha se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri është e “drejtë sovrane” e Kosovës.
Ambasada turke po ashtu tha se i konsideron “të përshtatshme” deklaratat e autoriteteve kosovare se procesi i transformimit “do të zhvillohet në mënyrë demokratike”, duke i përfshirë të gjitha komunitetet e Kosovës brenda kornizës kushtetuese, si dhe në koordinim me NATO-n.
https://www.facebook.com/tcpristinebe/posts/1659525437481476
Më 14 dhjetor, Kuvendi i Kosovës miratoi tri ligje, të cilat FSK-së i japin kapacitete ushtarake.
Transformimi i FSK-së pritet të zgjasë disa vite.