-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Forcat ruse që po tërhiqen po lënë pas ‘një katastrofë të plotë’, thotë presidenti ukrainas

Më të lexuarat

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se forcat ruse po lënë pas “një katastrofë të plotë” ndërsa po tërhiqen nga veriu, duke përfshirë qytetet jashtë Kievit.

Në këtë drejtim, ai paralajmëroi banorët që të kenë kujdes nga më shumë granatime ruse dhe nga minat tokësore, përcjell Telegrafi.

“Ata po minojnë të gjithë territorin, po minojnë shtëpi, pajisje minierash, madje edhe trupa të njerëzve që u vranë”, ka thënë ai në fjalimin e fundit, drejtuar kombit, të premten vonë.

Ai u bëri thirrje banorëve të presin për të rifilluar jetën e tyre normale të kenë kujdes, derisa të sigurohen se minat janë pastruar dhe rreziku i granatimeve ka kaluar.

Zelensky paralajmëroi gjithashtu për beteja të vështira në ditët e ardhshme, ndërsa rusët rivendosin trupat në Ukrainën lindore.

Zelensky ka shtuar se situata në Ukrainën lindore mbetet e rëndë, ndërsa beson se Rusia po përgatitet për sulme të reja në rajonet Donbas dhe Kharkiv.

Ndërsa, duke folur në një intervistë për Fox News, udhëheqësi ukrainas theksoi se duket se sanksionet e vendosura ndaj Moskës nga Perëndimi po funksionojnë.

Megjithatë, Zelensky vlerëson se nevojitet presion i mëtejshëm. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit