1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Forcat izraelite vrasin 2 palestinezë në Nablus

Më të lexuarat

Ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe kanë ndërhyrë për tetë palestinezë të cilët kanë mbetur të plagosur si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë në qytetin e vjetër të Nablusit

Dy palestinezë kanë humbur jetën nga plagët e marra nga zjarri i hapur nga ushtarët izraelitë në qytetin e Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, theksohet se ekipet e Gjysmëhënës kanë ndërhyrë për tetë palestinezë të cilët kanë mbetur të plagosur si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë në qytetin e vjetër të Nablusit.

Në deklaratë thuhet se dy nga të plagosurit kanë vdekur, 29-vjeçari Abud Subh dhe 22-vjeçari Mohammed al-Azizi.

Ushtarët izraelitë kanë bllokuar zonën e Qytetit të Vjetër dhe nuk kanë lejuar ekipet mjekësore t’i afrohen shtëpisë së palestinezëve.

Dëshmitarët okularë thanë se incidente shpërthyen si rezultat i bastisjes së forcave izraelite në qytetin e vjetër të Nablusit dhe bllokimit të një shtëpie palestineze.

Dëshmitarët thanë se ushtarët përdorën plumba të vërtetë dhe bomba me gaz lotsjellës, ndërsa në zonë u dëgjuan shpërthime dhe përleshje shpërthyen në disa pjesë të qytetit.

Forcat izraelite, të cilat shpesh bastisin shtëpitë e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar, arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme.

Sipas raporteve të Kombeve të Bashkuara, forcat izraelite kanë bastisur territoret palestineze rreth 1.600 herë nga fillimi i vitit 2022 deri më 26 qershor. Gjatë këtyre bastisjeve jetën kanë humbur 60 palestinezë dhe janë plagosur rreth 6.000. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit