Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë dhe i njëjti është dërguar në spitalin Rafidya
Si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat izraelite, 5 palestinezë janë plagosur në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë palestineze të lajmeve WAFA thuhet se forcat izraelite kryen bastisje në zonën Beita në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor.
Po ashtu thuhet se gjatë bastisjes u plagosën 5 palestinezë dhe se forcat izraelite përdorin plumba të vërtetë.
Në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe kanë transferuar 5 palestinezët e plagosur në spitalin Rafidya në Nablus.
Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë dhe i njëjti është dërguar në spitalin Rafidya.
Ushtarët izraelite dje plagosën 5 palestinezë gjatë ndërhyrjes ndaj protestave që u mbajtën për të protestuar për njësitë e vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor nën pushtim dhe për bastisjen e ushtrisë izraelite kundër kampit të refugjatëve Jenin.
Forcat izraelite vranë 9 palestinezë në bastisjen që kryen në orët e mëngjesit të 26 janarit në kampin e refugjatëve Jenin në veri të Bregut Perëndimor.