RAMALLAH (AA) – Forcat izraelite sot kanë arrestuar një zyrtar të lartë të Hamasit në qytetin Al-Bireh të Bregut Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Dëshmitarët okularë të ngjarjes, thonë se ushtarët izraelitë kanë bastisur shtëpinë e Jamal al-Taweelit në lagjen Umm al-Sharayit, dhe pas kontrollit të detajuar të shtëpisë së tij, e arrestuan.
Ushtria e Izraelit akoma nuk e ka konfirmuar arrestimin në fjalë.
Që nga viti 2006, Al-Taweel është bashkiak i Al-Birehut.
Sipas shifrave palestineze, afërsisht 6.400 palestinezë mbahen aktualisht në burgjet izraelite, duke përfshirë dhjetëra gra dhe 300 të mitur.
Rreth 450 prej tyre janë nën atë që Izraeli e quan “paraburgim administrativ” ku nuk përballen me gjykime apo akuza. Dymbëdhjetë anëtarë të Këshillit Legjislativ Palestinez gjithashtu janë në paraburgim izraelit.