3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Forcat e Armatosura të Turqisë partner i fuqishëm i FSK-së

Më të lexuarat

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama me bashkëpunëtorë, me ftesë të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë (FAT) po qëndron për një vizitë zyrtare në Ankara të Turqisë.

Fillimisht, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama u prit nga Komandanti i Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, gjeneralin Hulusi Akar, ku gjatë bisedës Rama e njoftoi gjeneralin Akar mbi të arriturat e FSK-së, zhvillimin dhe profesionalizimin e saj e në veçanti u fokusua mbi realizmin e aktiviteteve që dalin nga marrëveshja bilaterale e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, përkatësisht dy Forcave.

Gjeneral Rama me këtë rast u shpreh se Forcat e Armatosura të Turqisë janë partner i fuqishëm i FSK-së dhe se gjatë këtyre viteve të zhvillimit kanë mbështet me shkollime, trajnime dhe pajisje Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sipas një komunikate të FSK-së, Rama e ka falënderuar gjeneralin turk për krijimin e mundësive që aktivitetet e parapara mbi bazën e planit të bashkëpunimit të realizohen me sukses dhe se edhe planifikimi për vitin tjetër është po kaq i frytshëm.

Gjithashtu, edhe gjenerali turk Hulusi Akan shprehu përkushtimin e vazhdueshëm të FS të Turqisë dhe të atij personalisht që edhe më tutje të vazhdohet dhe thellohet bashkëpunimi ndërmjet FA të Turqisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe ndërmjet dyja vendeve tona.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe Sekretari i përgjithshëm Shkelzen Sylaj gjatë qëndrimit në Turqi do të vizitojnë njësi dhe reparte të ndryshme të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit