2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Forca të shtuara të KFOR-it në veri – policia hedh gaz lotsjellës në Zveçan

Më të lexuarat

Forca të shtuara të KFOR-it janë parë sot në mëngjes në dy komunat veriore, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Grupe qytetarësh serbë u mblodhën para ndërtesës së komunës në Leposaviq për të kundërshtuar marrjen e pushtetit lokal nga kryetari i ri shqiptar, Lulzim Hetemi.

Zveçan është vendosur një gardh metalik, i cili e ka bllokuar rrugën që çon drejt ndërtesës së komunës.

Përveç KFOR-it, afër vetë objekteve komunale, janë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Siç raportohet, Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët pasi që ata tentuan të hyjnë në objektin e komunës së Zveçanit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit