3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Forca e mëshirës

Më të lexuarat

Nga: Dr. Muhammed Sejjid Ahmed El-Musejjer, professor i akides dhe filozofisë në Univ

Forca e mëshirës

Haxhi është obligim, të cilin e ndërmarrin vetëm ata që janë të fortë (në besim dhe fizik) e të ndershëm, dhe askush nuk mund t’i kryej ritet e tij në formë të plotë përveç atyre, që Allahu u ka garantuar dituri të dobishme dhe trupa të shëndetshëm. Horizontet madhështore të haxhit mund t’i ndjekin vetëm ata njerëz me besim të plotë, trup të shëndoshë, zemër të mirë dhe shpirt të qetë.
Haxhi kërkon udhëtimin në vendet e shenjta e udhëtimi në fakt është pjesë e mundimit. Në haxh, dikush largohet nga atdheu dhe fëmijët, madje shpenzon shumë të mëdha parash. Të bësh diçka të tillë, kërkon besim në Allahun e Madhëruar, vetëpërmbajtje fizike dhe shpirtërore. Kjo ndodh për arsye se, njeriu nga natyra e tij i do paratë e nga ana tjetër fëmijët mund ta udhëheqin atë drejt frikës – dikush mund të ketë frikë nga largimi prej fëmijëve të tij, duke ndërmarrë përsipër aventurën e udhëtimit.
Nuk është e lehtë kryerja e ritualeve të haxhit për një trup ose shpirt të dobët. Për ta sqaruar, tavafi rreth Qabes 7 herë dhe rendja mes kodrave Safa dhe Merve, brenda një turme të madhe pelegrinësh kërkon kombinimin e fuqisë dhe mëshirës. Kështu, “Fuqia e mëshirës” është e nevojshme për të kryer ritet e haxhit, pa shkaktuar rënien e ndokujt, shtypjen ndaj grave apo shtyrjet e ashpra ndaj fëmijëve.
Për më tepër, qëndrimi në Malin e Arafatit dhe në Mina – ndodh që mund të ketë një klimë të papërshtatshme, me lloje të ndryshme ushqimesh dhe pijesh, orare të ndryshme fjetje dhe zgjimi. Të gjitha këto kërkojnë një trup të shëndetshëm dhe një shpirt të pastër. Kjo do e bëjë atë person vërtet të fortë dhe të përmbajtur e në të njëjtën kohë mëshirues ndaj të dobëtëve dhe dashamirës ndaj të varfërve dhe nevojtarëve. Në Haxhin e Lamtumirës, i Dërguari i Allahut (alejhis-selam) e mbajti frerin e devesë së tij dhe e tërhoqi atë, në mënyrë që ta ndalonte nga nxitimi drejt turmës së pelegrinëve. Ai ngriti dorën e tij të nderuar dhe ju drejtua njerëzve: “O njerëz, qetësohuni! Qetësohuni!”
Sikurse u përmend më sipër, është i qartë roli i rëndësishëm që luan haxhi në zhvillimin e kësaj “fuqie mëshire” në karakterin e myslimanit në të gjithë dimensionet dhe manifestimet e tij: modestia, kontrolli i zemërimit, vetëpërmbajtja, kujdesi, butësia dhe moralet e larta.
Rreth kësaj, Allahu i Madhëruar thotë:
“Dhe nxitoni në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për në Xhenet, gjerësia e të cilit është sa ajo e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit. Të cilët japin kur janë në rehati e në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që u falin (të keqen) njerëzve. Allahu i do bamirësit”. (Ali Imran: 133-134)
Këto cilësi të përmendura në ajetin e mësipërm supozohet të mbahen nga myslimanët gjatë gjithë kohës, por ata fitojnë më shumë peshë gjatë Haxhit.
Kjo është forca e mëshirës, e cila ruan fenë.
Forca e mëshirës – ose mëshira e shfaqur nga njerëzit e fortë – është cilësia më e shkëlqyer, që dikush mund të kërkojë, niveli më i lartë të cilin reformatorët ndjekin, ideja më madhështore e atyre njerëzve të urtë, të cilët mendojnë dhe gjëja më e bukur që mund të shohin sytë. Disa njerëz thërrasin për forcë shtypëse, e cila është e bazuar në dominim, ndjenjë hakmarrjeje, vetëkënaqësi dhe arrogancë. Kjo forcë e keqe dhe shtypëse shihet vetëm tek personat e pamatur.
Islami bën thirrje për kërkimin e të gjitha llojeve të forcës: në mendje dhe mendime, në trup, në zemër e në shpirt dhe në luftë. Është forca e mëshirës ajo e cila ruan fenë, mbron të vërtetën dhe nderin e myslimanëve, kujdeset për vendet e shenjta, ndihmon të shtypurit dhe jep siguri dhe mbrojtje për të gjithë njerëzit. Allahu i Madhëruar thotë: “E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake), e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me të, (me përgatitje), ta frikësoni armikun e Allahut, armikun tuaj dhe të tjerët, të cilët ju nuk i dini (se kush janë), e Allahu i di ata. Çkado që shpenzoni për rrugë të Allahut, ajo do t’ju kompensohet dhe nuk do t’ju bëhet padrejtë. Në qoftë se ata anojnë kah paqja, ano edhe ti kah ajo e mbështetu në Allahun. Ai është që dëgjon dhe di”. (El-Enfal: 60-61)
Është në rrugën e Allahut (Xhihad) për të mbështetur prindërit e moshuar.
Është e përshtatshme për të cituar ndodhinë në vijim: Njëherë, një i ri kaloi me vrull pranë të Dërguarit të Allahut (alejhis-selam) dhe shokëve të tij. Ata  komentuan forcën e tij të jashtme (fizike),  dhe thanw:“Sikur kjo forcw dhe ky vrull të jetë për kauzën e Allahut?”, Profeti (alejhis-selam) ju tha:”Nëse ai ka ardhur për të mbrojtur fëmijët e vegjël, atëherë ajo konsiderohet në rrugë të Allahut. Nëse ai ka ardhur për të mbështetur prindërit e tij të moshuar, atëherë ai është në rrugën e Allahut. Nëse ai ka ardhur për të mbrojtur veten e tij nga të ndaluarat, ai është në rrugën e Allahut. Nga ana tjetër, nëse ai ka ardhur për tu mburrur dhe për tu dukur, atëherë ai është në rrugën e shejtanit.
 
Përktheu: Anderson Marku
 
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit