9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Fondi Norvegjez i Pasurisë përjashton kompanitë izraelite për ‘shkeljet e të drejtave të njeriut’

Më të lexuarat

Në javën e dytë të sulmeve të fundit izraelite ndaj palestinezëve, fondi i pasurisë sovrane të Norvegjisë me vlerë 1,3 trilion dollarë, më i madhi në botë, ka përjashtuar dy kompani izraelite për lidhjet e tyre me shkeljet e të drejtave të njeriut në Bregun Perëndimor të okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kjo masë të mërkurën vonë vjen midis operacioneve ushtarake agresive të Izraelit në Kudsin Lindor të okupuar dhe Rripin e Gazës, duke lënë qindra të vdekur dhe mijëra të plagosur, duke përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Sipas deklaratës nga fondi, “Shapir Engineering and Industry” dhe “Mivne Real Estate” u përjashtuan nga portofoli i fondit “për shkak të rrezikut të papranueshëm që kompanitë kontribuojnë në shkeljet sistematike të të drejtave të individëve në situata të ndryshme, luftë ose konflikt”.

Këshilli i Etikës, organi i pavarur që rekomandoi ndalimin e fondeve për kompanitë, tha: “Vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor janë ndërtuar në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”.

Të paktën 230 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 39 gra, 65 fëmijë dhe 17 të moshuar, në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 10 maji, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza.

Një deklaratën e ministrisë theksohet se 1.710 njerëz gjithashtu janë plagosur në sulmet izraelite.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit