0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Fondi i madh i investimit – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

(10 Ditët e Dhul-Hixhes)

  • Ymri i gjatë i popujve të kaluar.

Allahu i madhërishëm u dha atyre jetë të gjatë dhe njerëzit e devotshëm krejt atë jetë e kaluan në adhurim të Allahut. kur u përmend para tyre se Ymri i Ymetit Islam do jetë mes 60-70 atëherë një grua e devotshme e asaj kohe tha: nëse do kisha ymrin mes 60-70 vjetëve, krejt këtë kohë do e kaloja në sexhde.

Nuhi, alejhisselam, vetëm në davet i kaloi 950 vjet edhe kurr nuk u lodh e as nuk u bezdis nga ky adhurim.

  • Allahu ia kompensoi Ymetit Islam këtë ymër të shkurtë me sezone të adhurimeve me shpërblime speciale. Sezone të cilat janë sikur stacione për tu mbushur me derivate të lëndëve energjetike, mundësi për të përmirësuar zemrat edhe veprat dhe shkolla edukimi në të cilat edukojnë veten.
  • Prej këtyre sezoneve janë edhe këto 10 Ditët e muajit Dhul-Hixhe.

Për të cilat Pejgamberi, ﷺ, tha:

“ما العمل في أيام أفضل منها في هذه” قالوا ولا الجهاد في سبيل الله قال ولا الجهاد إلا رجلٌ خرج يخاطر بنفسه وماله فلم يرجع بشيء أخرجه البخاري في باب العمل في أيام التشريق وأخرجه أبو عيسى الترمذي من حديث أبي معاوية عن الأعمش عن مسلم بمعناه وفيه “هذه الأيام العشر”.

Nuk ka vepër e cila është më e mirë se ajo vepër që bëhet në këto dhjetë ditë. I thanë: as xhihadi në rrugë të Allahut? Tha: as xhihadi në rrugë të Allahut, në përjashtim të atij që del me veten edhe pasurinë e tij edhe nuk kthehet me asgjë. Buhariu, Tirmidhiu, etj.

  • Pejgamberi, ﷺ, nuk i ka caktuar veprat e mira të cilat duhet ti bëjë besimtari brenda tyre, e la që secili sipas qefit edhe dëshirave të veta ti zgjedh ato.

Imam Maliku i tha Ubejdullah el-Omeriut:

” إن الله قسم الأعمال كما قسم الأرزاق… إلى أن قال: وأنا قد فتح لي في العلم وأرجو أن لا أكون ما أنا فيه بأدنى مما أنت فيه وأرجو أن يكون كلانا على خير”

“Allahu i ka nda punët ashtu sikur e ka nda rizkun….mua më ka ndarë dijen, andaj unë shpresoj të mos jem në një punë më të ultë se punën që bën ti dhe shpresoj që të dy të jemi në mirësi”.

  1. Të fillojmë me pendimin nga çdo mëkat i dukshëm edhe të pastrojmë zemrën nga mëkatet e mëdha sikur janë: zilia, mendjemadhësia, mendimi i keq, mëria, etj.

Pendimi e pastron zemrën dhe sikur punimi i tokës, e bën të përshtatshme për të mbjellur në te çka të duash prej të mbjellurave.

  • Besimtari i mençur është ai që zgjedh një ose më shumë projekte dhe fillon investimin në to. Ato që i përshtaten zemrës së tij dhe e sheh veten se ka vullnet më të madh për veprimin e tyre.

Ti rendisim disa prej veprave të mira që mund ti bëjë njeriu në këto dhjetë Ditë të bekuara:

  1. Kujdesu për zemrën, atë që e kaplon shikimi i Allahut. pastroje, dëlire dhe korrigjoje atë nga zili, urrejtja, mëria, paragjykimi, urrejtja, mendjemadhësia, etj. Bëje projekt të këtyre ditëve pastrimin e zemrës tënde.
  2. Kujdes gjuhën tënde nga përgojimi apo dëgjimi i përgojimit të dikujt në pranin tënde. Kujdes mos e poshtërso edhe nënçmo asnjë musliman me gjuhën tënde.
  3. Kujdesu dhe ruaje shikimin dhe dëgjimin tënd nga çdo gjë e ndaluar apo e papëlqyer apo e panevojshme.
  4. Angazhoje gjuhën tënde me dhikër edhe istigfar. Këtë dhikër edhe istigfar mos e bëj vetëm me gjuhë por edhe me zemër. Krejt kjo për të zbutur zemrën time dhe për të përjetuar më mirë dhuntitë e Allahut ndaj meje.
  5. Angazho gjuhën tënde që të lutesh dhe t’i përgjërohesh Allahut në kohërat kur pranohen lutjet tona. Thuaj Do lutem dhe do qaj që Allahu të përmirëson gjendjen e Umetit Islam dhe t’ia largojë krejt këto sprova edhe mundime.
  6. Tjetri mund ta sheh adhurim më të përshtatshëm për te namazin në xhami dhe qëndrimin në xhami për tu falur, për të bërë dhikër, për tu lutur, për të lexuar Kuran, etj.
  7. Dikush e zgjedh agjërimin.
  8. Dikush tjetër e zgjedh bamirësin ndaj prindërve.
  9. E tjetri kujdesin për lidhjet farefisnore.
  10. E tjetri faljen dhe tolerancën ndaj atyre që kanë gabuar ndaj tij.
  11. E dikush shkon për të vizituar të sëmurët në spital.
  12. Dikush mundohet të pajton njerëzit e hidhëruar mes vete.
  13. Dikush i jep rëndësi sadakasë.
  14. Dikush merret më shumë me leximin e Kuranit edhe tua mësojë tjerëve leximin e Kuranit, apo për ti nxitur që bashkë të lexojnë Kuran.
  15. Hoxhallarët e shohin të arsyeshme të vazhdojnë tua mësojnë xhematit meselet e fesë.
  16. Davetxhitë e rinjë merren me davetin e rinisë.
  17. Dikush urdhëron në të mirë e ndalon nga e keqja, simbol shumë i rëndësishëm i Islamit.
  18. Dikush e shfrytëzon rastin me i këshillu njerëzit për tu përmirësuar në çdo aspekt.
  19. Dikush ndien kënaqësi në realizimin e projekteve humanitare për fukara, gra të veja, jetima, etj.
  20. Tjerët përgatisin iftare për agjëruesit që të marrin shpërblimin e tyre pa ju pakësuar agjëruesve shpërblimi.

Mund të ketë edhe shumë projekte tjera, por këto ishin vetëm si model të asaj që mund të bëjë një musliman gjatë këtyre dhjetë ditëve të bekuara.

Përgatiti: Bekir Halimi

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit