Presidenti i TDV-së Mehmet Savaş Polat tha se kurbanët u janë shpërndarë refugjatëve sirianë të cilët ndodhen në Turqi, refugjatëve në Çad, Nigeri, Bangladesh, Malajzi dhe Pakistan
Presidenti i Fondacionit turk Diyanet (TDV) Mehmet Savaş Polat ka thënë se me rastin e Kurban Bajramit, në Turqi dhe në 145 vende të tjera të botës kanë shpërndarë kurbanë për personat në nevojë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Fondacioni Diyanet ka organziuar aktivitetin e therjes dhe shpërndarjes së kurbanit në 280 qytete të Turqisë, si dhe në 436 pika në 145 vende të botës. Kurbanët u dhuruan nga mirëbërësit, ndërsa organizimi u bë nga punonjësit tanë dhe vullnetarët, duke u bërë shpërndarja për personat në nevojë”, ka thënë Polat në një deklaratë.
Ai më tej ka shtuar se kurbanët u janë shpërndarë refugjatëve sirianë të cilët ndodhen në Turqi, refugjatëve në Çad, Nigeri, Bangladesh, Malajzi dhe Pakistan, si dhe personave të tjerëve nga Afrika, Ballkani e deri në Amerikën Latine.