3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Fondacioni për Çështje Fetare i Turqisë ndihmon myslimanët e Arakanit

Më të lexuarat

Në kuadër të aktiviteteve urgjente humanitare deri më sot ky fondacion u ofroi ndihma 26 mijë e 900 familjeve në vlerë prej 452 mijë euro.

Fondacioni i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV) ka shpërndarë ndihma për 107 mijë e 600 myslimanë të Arakanit që nga 25 gushti i këtij viti, kur filloi fluksi i madh i migrimit për shkak të dhunës së ushtrisë së Mianmarit dhe budistëve radikalë.

Sipas deklaratës me shkrim të lëshuar nga TDV bëhet e ditur se fondacioni i ka intensifikuar aktivitetet humanitare në rajon që nga viti 2012, kur filloi dhuna ndaj myslimanëve të Arakanit.

Deri më sot, 26 mijë e 900 familjeve i janë ofruar ndihmë në vlerë prej 452 mijë euro në kuadër të aktiviteteve urgjente humanitare, thuhet më tej në deklaratë.

Në deklaratë theksohet se ekipet e TDV-së kanë ndihmuar edhe familjet, të cilat janë strehuar në zona kufitare të Bangladeshit pasi nuk kanë gjetur vend në kampe.

“Që kur filloi vala e fundit e migrimit më 25 gusht të vitit 2017 e deri më tani, TDV ka dhuruar paketa ushqimore, veshmbathje, pajisje higjienike dhe strehim për 107 mijë e 600 myslimanë të Arakanit”, theksohet në deklaratë.

Sipas deklaratës, ekipet e fondacionit kanë shpërndarë ndihma humanitare në kampet që gjenden në rajonet Shamlapur, Balukhali, Kutupalong, Palangkhali, Gailmara dhe Leda.

Në deklaratë rikujtohet se mijëra myslimanë të Arakanit kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të ushtrisë së Mianmarit ndaj civilëve.

“Mbi 200 fshatra janë djegur nga ushtria dhe nacionalistët budistë. Dhjetëra mijëra myslimanë të Arakanit ende përpiqen të ikin nga rajoni për shkaqe sigurie. Civilët që ikin nga Mianmari kalojnë në Bangladesh përmes zonave malore, lumit Naf ose rrugëve detare. Që nga 25 gushti, në Bangladesh kanë arritur mbi 400 mijë myslimanë të Arakanit”, thuhet më tej.

TDV po ashtu thekson se në kuadër të aktiviteteve humanitare është planifikuar që në rajon të hapen strehimore, faltore, qendra arsimore, shëndetësore dhe puse të ujit, për të cilat të strehuarit kanë shumë nevojë.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit