11.9 C
Pristina
Monday, September 16, 2024

Fondacioni NuN realizon me sukses “Shkollën Verore 2024”

Më të lexuarat

Dhjetra nxënës kryesisht nga qyteti i Shkupit përfunduan me sukses kursin veror 2024 të organizuar nga Fondacioni NuN.

Në këtë kurs kryesisht janë ligjeruar mësime nga kultura islame edhe edukata familjare, ndërsa për këto ligjerata u përkujdesën Uvejs Ramadani, Muhamed Asllani, Harith Selimi, Omer Thaçi si dhe Ubejd Zaimi.

Pos njohurive të përgjithshme që kanë përfituar, nxënësit pjesëmarrës në këtë kurs veror kishin mundësi edhe për rekreasion dhe sporte të ndryshme si futboll, ping-pong e mundje.

Nxënësit po ashtu në mënyrë grupore zhvilluan vizita në kanionin e Matkës, shpellën Vrelo, koopshtin zoologjik dhe vizita të tjera.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit