4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Fondacioni i Mbretit Selman bin Abdulaziz Al Saud sot solemnizoi kontratën e dhurimit të 25 tonelatave të hurmave BFI-së

Më të lexuarat

 

Në kuadër të bashkëpunimit të Bashkësisë Fetare Islame dhe Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite, të hënën më 13.06.2022, në selinë e Rijasetit të BFI të RMV, u organizua nënshkrimi i dhuratave të ardhura nga Mbretëria e Arabisë Saudite, 25 tonelata hurma, të cilat janë shpërndarë nëpër myftinitë e vendit dhe organizatat e ndryshme që veprojnë në vendin tonë.

Solemnizimi i kontratës u realizua në prezencë të Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, së bashku me Ekselencën e Tij, Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë z. Faisal bin Gazi Hifzi, i cili shoqërohej nga z. Hamad Al-Sairi përgjegjës për çështje fetare.
Përfaqësuesit e fondacionit humanitar të Mbretit Selman bin Abdulaziz Al Saud poashtu morën pjesë në këtë aksion dhe atë: z. Abdullaj es Sejf i shoqëruar nga z. Usame el Kahtani dhe z. Ahmed el Jahja nga Ministria e Finansave të Mbretërisë së Arabisë Saudite të cilët së bashku me Fadil ef. Ramadanin, Kryetarin e Organizatës Humanitare Hilal, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame të RMV, edhe sot realizuan shpërndarjen e organizuar të dhuratave dhe ndihmave
Në emër të gjithë myslimanëve të vendit, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai falënderoi Ekselencën e Tij Ambasadorin Faisal bin Gazi Hifzi dhe përfaqësuesit e Fondacionit humanitar të Mbretit Selman bin Abdulaziz Al Saud për këtë dhuratë dhe për këtë vizitë vëllazërore e cila forcon edhe më tepër bashkëpunimin e ndërjesjelltë mes BFI dhe Institucioneve të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit