0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

FMN: Pas tentativës për grusht shteti, ekonomia e Turqisë është rimëkëmbur fuqishëm në 2017-n

Më të lexuarat

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) deklaroi të hënën vonë se ekonomia e Turqisë është rimëkëmbur fuqishëm në 2017-n, pas tentativës së dështuar të organizatës terroriste gyleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY) për grusht shteti në vitin 2016.

FMN-ja publikoi raportin e quajtur Artikulli IV i Konsultimeve në lidhje me Turqinë.

Siç theksohet në këtë raport, pas tentativës së dështuar të FETO/PDY-së për grusht shteti në vitin 2016, rritja e ekonomisë turke është rikthyer ndjeshëm në 2017-n si rezultat edhe i ndihmës së politikave të forta stimuluese të Ankarasë zyrtare.

Nga ana tjetër, raporti i FMN-së tërheq vëmendjen se ekonomia e Turqisë po tregon shenja të mbinxehjes si pasojë e zhbalancimeve të brendshme dhe të jashtme, me të cilat ajo po ballafaqohet, si dhe inflacionit mjaft më të lartë sesa objektivi.

Duke vënë në pah se paqartësia politike dhe paqëndrueshmëria rajonale mbeten të larta dhe integrimi i shumë refugjatëve paraqet sfida, FMN-ja nënvizon se Turqia duhet të shtrëngojë akoma më tepër politikat monetare dhe se reformat strukturore duhet të fokusohen në rritjen e fleksibilitetit në tregun e punës./ trt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit