Një shtëpi në një lagje të Vushtrrisë, sot u përfshi nga zjarri.
Si pasojë u dogjën dy kate të këtij objekti banimi, megjithatë pronari i shtëpisë, Florim Sinani, ndërsa foli për klankosova.tv, tregoi për një veçanti të këtij rasti.
Ai pohoi se ishte libri i shenjtë i myslimanëve, Kurani, ai që i shpëtoi këtij zjarri.
“Të gjitha janë djeg!”.
”Të gjitha sendet që ishin në katin e tretë, përveç Kuranit”, tha ai për klankosova.tv.
Sinani tha se ky libër i shenjtë po mbahej në një kuti e cila sipas tij edhe ajo u dëmtua.
”…edhe kutia e Kuranit edhe mbajtësja ku kishte qenë, vetëm Kurani nuk është djegur”, shton ai.
Këtë ngjarje Sinani e publikoi edhe në facebook paraprakisht, duke ndarë imazhin e gjithë shtëpisë, ndërsa shkruante:
”Shpija u kall po fjala e t’madhit ALLAH jo!”.
Shkaktari i gjithë këtij dëmi nuk është bërë ende i ditur por që fatmirësisht pronari i kësaj shtëpie tha se nga ky zjarr, nuk ka asnjë të lënduar.
/klankosova/