2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Flet nga burgu imami i dënuar me 18 vjet burg

Më të lexuarat

Nëntë imamët që u dënuan javën e kaluar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për rekrutim të besimtarëve myslimanë që të luftonin në Siri. Bujar Hysa, njëri prej tyre, u dënua më shumë nga të gjithë me 18 vite burg.

Në një intervistë për ‘Gazetën Shqiptare’, Bujar Hysa thotë se procesi ka qenë i manipuluar dhe janë dënuar njësoj sa edhe vrasësit. Gjatë intervistës për gazetën, ai shton se nuk kanë bërë asnjë krim, por thjesht janë dënuar për shkak të asaj çka besojnë.

Duke shpjeguar kronologjinë e ngjarjes. Bujar Hysa thotë se ditën e arrestimit, policët i thanë djalit të tij 11-vjeçar se nuk do ta shikonte më babain që nga ajo ditë.

Z.Hysa, ju u dënuat nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me 18 vjet heqje lirie; a e prisnit këtë vendim?

Ishte një vendim i pritur, sepse në orën 17:30 mbaroi mbrojtja. Në fakt, vendimi nuk duhej të jepej atë ditë, sepse ishte jashtë orarit zyrtar. Unë u thashë dhe mbështetësve, sepse vendimi u la në orën 7 të mbrëmjes, ‘ju lutem – u thashë, – ecni, se nuk dihet se kur mund të takohemi, se mund të vdes edhe në burg’, se e prisja nja 20 vjet. E prisja, se gjatë gjithë procesit, gjykata ka mbajtur anën e organit të akuzës, se i kanë manipuluar faktet dhe gazetarët i kanë nxjerrë jashtë. Si të mos e prisje?! Ishte i pritshëm! Pastaj aty ka pasur edhe përfaqësues të ambasadave të huaja; pse duhej të vinin ata gjatë gjithë kohës aty gjatë gjithë procesit?!

Procesi ka qenë i manipuluar dhe i censuruar, por na mjafton Allahu. Unë u dhashë edhe këshillë vëllezërve aty: mos bini pre e provokimit! Dhe të njëjtin mesazh përcjell për vëllezërit myslimanë, sepse ky mund të jetë një provokim nga të tjerët dhe ne nuk duhet të biem pre e provokimeve. Më mirë burgu ynë sesa të ndodhin trazira në Shqipëri. Shqipëria është një vend i varfër. Unë ia shpreha edhe trupit gjykues kur bëra mbrojtjen: “Na lini more rehat; çfarë kemi bërë, çfarë kemi vrarë? Ne kemi folur për çështjen e Sirisë; cili është krimi?!” Vetë gjykata është shprehur në procesin gjyqësor që, “ju nuk gjykoheni për veprimet e tyre”. Por për çfarë gjykohemi atëherë?! Ne tani gjykohemi për shkak të bindjeve tona, kjo është luftë ndaj parimeve tona.

Ju pretendoni se jeni të pafajshëm, atëherë pse mendoni se po ju bëhet kjo? Për shkak të besimit. Ku janë faktet dhe provat që ne kemi kryer krim?

Që në arrestimin tonë, ata kanë bërë një arrestim skandaloz. Në momentin e arrestimit, i kanë thënë djalit tim, 11 vjeç në atë kohë, që, “nuk do ta shikosh babain tënd pas ditës së sotme”.

Kush e ka thënë këtë?

Ata punonjësit e policisë. Po këtu është padrejtësi e madhe, po më mjafton Allahu. Është anormale t’i dënosh njerëzit për shkak të besimit të lirisë së shprehjes. Ne kemi qenë të hapur edhe kur kemi thënë në xhami për padrejtësitë që po bën Bashar al-Asadi. Përse nuk e quajnë Basharin njeri terrorist, mbi 500 mijë veta të vrarë, pasi sipas raportit, njerëzit që ka vrarë Bashari janë 98% civilë, sepse i ka vrarë nga bombardimet.

Gjatë gjithë seancave, ju keni deklaruar se nuk e njihni Komunitetin Mysliman si institucion, madje e keni quajtur Komunitet dyfytyrësh; përse?

E kam thënë dhe do vazhdoj ta them: ata janë hajdutë. Unë kam qenë marrë me organizimin e Haxhit dhe kam qenë në konkurrencë me ta. Unë e bëja Haxhin sipas rrugës profetike, ata çuan letër deri në ambasadë që, ‘ky person është i rrezikshëm’. Nuk kanë parime ata, ata kanë shitur pronat e myslimanëve. Dua të them se njerëzit janë të lirë, nuk janë të detyruar të zgjedhin shoqatën që duan ata. Po nëse një mysliman do bëhet i krishterë, çfarë veprimi do të bëjnë ata? Të gjitha indiciet kanë qenë me i dhënë shtetit kurajë për t’i dënuar këta besimtarë. Unë ta thashë, Komuniteti që pretendon se mbron myslimanët, janë armiqtë tanë; çfarë do të thuash pastaj për shtetin, por ata që pretendojnë se janë pjesë e jona, ata i thonë shtetit: dënojini!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit