0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Flet nëna e terroristit Brejvik

Më të lexuarat

Nëna e vrasësit masovik Anders Bering Brejvik ka thënë se djali i saj nga një djalosh tepër i mirë dhe i kujdesshëm u transformua në një person të pakontrolluar dhe i fiksuar nga lufta kundër muslimanëve, tha psikiatri Torgeir Hasbi në gjykatë.

Psikiatri e lexoi deklaratën nga biseda me nënën e Brejvikut, e cila për herë të parë është pajtuar të flasë për djalin e saj, i cili vrau 77 persona.

“Mendova se do të çmendet, mendoja se nuk është diçka në rregull më të”, thuhej në deklaratën që lexone psikiatri, kurse gjatë leximit vërehej nervoza e Brejvikut.
“Ka qenë shumë nxënës i mirë para se të mbaronte shkollën e mesme, ka qenë shumë i shoqërueshëm, ishe shumë i sjellshëm çdoherë mendonte për mua dhe çdoherë më ndihmonte. Ishte tepër i kujdesshëm dhe i sjellshëm”, vazhdoi së lexuari Hasbi.
“Ekzistonte shumë zbavitje dhe kënaqësi përderisa ishim bashkë, ndërsa më pas gjithëçka ndryshoi. Thoshte se do të ketë luftë të re qytetarë. Fliste me zë të lartë dhe shpesh nervozohej shumë kur mundohesha ta qetësoj dhe ta ndryshoj temën. Po ashtu më akuzonte se jam në kontakt me shumë njerëz të cilët do të më bëjnë keq. Ai ushqehej në dhomën e vet dhe enët i linte para derës së dhomës. Ecte duke mbuluar fytyrën me duart, ndërsa një kohë mbante edhe maska “, përfundoi Hasbi./albtime/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit