10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

DËNIME TË LARTA PËR KATËR KRIMINELË LUFTE NË SREBRENICË

Më të lexuarat

Një gjykatë boshnjake dënoi të premten katër anëtarë të një ish-force elite serbe të Bosnjës, tre prej tyre serbë të Bosnjës dhe i katërti slloven – për rolin e tyre në vrasjet në Srebrenicë në vitin 1995.

Sipas verdiktit të gjykatës, që të katër këta persona morën pjesë në vrasjen e rreth 800 burrave dhe djemve myslimanë, në një objekt ushtarak, gjatë masakrës së Srebrenicës, ku u vranë rreth 8 mijë myslimanë.

Që të katërtit janë dënuar për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit.

Stanko Kojiq u dënua me 43 vjet burg, Zoran Goronja dhe slloveni France Kos me nga 40 vjet dhe Vllastimir Golijan me 19 vjet.

Gjykatësja, Mira Smajlloviq tha se paneli i gjyqtarëve i liroi të pandehurit nga akuzat për gjenocid, pasi që nuk kishte prova të mjaftueshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit