Jeff Flake, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ankara deklaroi se Turqia po zë gjithnjë e më shumë vendin e saj në skenën botërore si një aktor më i madh dhe shtoi: “Ne shohim dobinë e marrëdhënieve tona të ngushta me Turqinë. Siguria jonë është forcuar.”
Ambasadori Jeffry Flake, i cili mori detyrën më 7 janar, bëri deklarata në lidhje me marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe zhvillimet aktuale në botë.
“Të dyja vendet (SHBA dhe Turqi), ne shohim përfitimin e marrëdhënieve tona të ngushta aktuale. Siguria jonë është forcuar. Turqia është një anëtare e rëndësishme e NATO-s prej 70 vitesh. Është kontribuesi i tretë më i madh në misionet e NATO-s, me flotën e dytë më të madhe të F-16. Si rrjedhojë ne kemi shumë interesa të përbashkëta në këtë fushë”, tha Flake.
Duke theksuar se marrëdhëniet Turqi-SHBA nuk kanë të bëjnë vetëm me sigurinë, ai vuri në dukje se edhe ekonomia është një fushë e rëndësishme dhe në zhvillim për të dyja vendet.
Jeffry Flake, u shpreh edhe për zhvillimet rajonale duke thënë: “Pa dyshim, marrëdhëniet tona me Turqinë janë shumë më të rëndësishme përballë kërcënimeve në rritje në rajon, siç është tani në çështjen e Ukrainës.”
“Turqia është aleati ynë kryesor dhe një lojtar i rëndësishëm në skenën botërore. Turqia është një aleat i rëndësishëm në zmbrapsjen e aventurizmit dhe agresionit rus në rajon”, tha Ambasadori Flake dhe shtoi: “Nga aspekti gjeografik, Turqia ka qenë gjithmonë në qendër për sa i përket shtrirjes së saj të gjerë dhe politikës së jashtme, dhe ne jemi me fat që kemi një aleat të domosdoshëm si Turqia, veçanërisht duke pasur parasysh sfidat e vështira me të cilat përballemi sot në rajon.” /trt