4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Fjalorth i shkurtër i termve ekonomik Islam

Më të lexuarat

Një fjalorth i shkurtër i termve ekonomik Islam 
Riba, Musharika, Muzara’ah – cka do të thojnë këto fjalë? Këto thjeshtë janë terma ekonomik islam në gjuhën arabe që do t’i ndeshni duke bërë biznes në form islame ose duke lexuar në lidhje me ketë subjekt.
 
Këtu është një fjalorth të cilit mund t’i referoheni gjithashtu. Radhitja është sipas rendit alfabetik.
 
Ata: I referohet një donacioni ose ndonjë granti (dhënje).
 
Aukaf: Kjo është shumësi i foljes Wakf (shih më poshtë). I referohet një prone që është trasferuar në një bamirësi apo amanet sipas bazës vullnetare dhe të përhershme. Qëllimi është që shfrytëzimi i saj t’i shërbej njerëzve tjerë.
 
Bejt ul-Mal: Thesari i shtetit islam.
 
Fikh: I referohet jurisprudencës islame. Pervec qështjeve të pesë shtyllave Islame, përfshinë edhe ligjet familjare, sigurimin, biznesin etj. Fikhu parimisht është i bazuar në Kur’an dhe Sunet.
 
Gharar: Ky nënkupton pasigurinë dhe paqartësinë në transaksione të cilat vijnë nga ngjarjet, ndodhia e së cilave është subjekt i shansit dhe si rezultat për palët transaksioni në kohën e kontraktimit nuk është e njohur.
 
Gharim: Një person i cili është në borxh dhe nuk mund ta paguaj atë nga pasuria e tij.
 
Hallall: Ajo cka është e lejuar sipas ligjeve islame.
 
Haram: Dicka cka është e ndaluar sipas ligjeve islame.
 
Hima: I referohet një prone publike e cila është e rezervuar për shfrytëzimin e një personi apo një grupi, duke mos përfshirë antarë të tjerë të shoqërisë.
 
El-hisbah: Ky është një sistem shtetëror i inspektimit për të siguruar praktikat e drejta (fairplay) në treg. Ky term në kuptimin e përgjithshëm mund të përdoret edhe në kontrollimin e krimeve të vogla në rrugë.
 
Ixharah: Është kontratë që përfshinë dhënie me qira me anë të së cilës shërbimet e personit apo një entiteti legal apo organizatë mirën me qira në kompensim për një pagesë për të cilën janë pajtuar më pare. Kjo kontratë është e ngjashme me qiradhënie apo pagesë hyrëse për hua, apo marrëveshje për qira-angazhim-blerje. Kjo mund të ketë si pike përfundimtare kalimin e pronësisë nga njëra pale në tjetrën tërësisht.
 
Iktinaz: I referohet grumbullimit të pasurisë pa i përmbushur obligimet në lidhje me te.
 
Infak: I referohet të shpenzuarit në rrugë të Allah-ut, sidomos për të ndihmuar të varfëritë dhe ata me nevoja.
 
Ikta: Kjo është kur shteti i japë individëve të drejta pronësie apo shfrytëzimi mbi token që është prone shtetërore.
 
Ifqar: Kjo e ka kuptimin e japjes në shfrytëzim të kafshës për bartje, pa pagesë.
 
Irtifak: Kjo do të thotë të japurit të koncesioneve në lidhje me patundshmëri(p.sh. e drejta e vendosjes së mbajtjes mbi murin e fqiut).
 
Xhoaalah: Kjo është një marrëveshje që përfshinë marrje në qira apo huazim të shërbimeve opcionale. Për shembull, nëse dikush ofron kompensim apo shpërblim cilitdo person që e kryen një shërbim të caktuar, si për shembull një baba që ofron shpërblim për ti gjetur të birin që mungon apo për të japur informata për vendndodhjen e tij. Në këtë kontratë, personi që e përfundon punën e kërkuar fiton të drejtën e marrjes së kompensimit të premtuar.
 
Ndryshe nga Ixhrarah, në të cilën personi e kryen punën e caktuar, në xhoaalah, secili mund ta kryej punën edhe nëse nuk i ka mundësitë për një gjë të tillë. Por momentin që e përfundon, ai ka të drejtë në kompensimin.
 
Kharaxh (Haraq): Ky është tatim në prone tokësore.
 
Khums: Kjo i referohet një obligimi nga 20 përqindë që caktohet për disa lloje të pasurisë (p.sh. miniera dhe pasuri që gjendet në tokë që s’ka pronarë).
 
Manihah: Kjo është një prone që ii pet nj personi në nevojë për një periudhë të caktuar kohore. Personi e shfrytëzon lirshëm dhe i gëzon të drejtën dhe të mirat e pronësisë.
 
Maun: Kjo ka kuptimin e huazimit të artikujve për përdorim të zakonshëm (shtëpiak) pa pagesë.
 
Mudarabah (Poashtu quhet edhe Kirad): Kjo është kontratë e ndarjes së fitimit dhe humbjes. Në këtë njëra pale ofron kapitalin ndërsa tjetra menaxhon ndërmarrjen. Nëse ka humbje, pronari i kapitalit pëson humbje në financa, ndërsa menaxhuesi pëson humbje në punë. Nëse ka fitim, të dyja palët ndajnë fitimin sipas marrëveshjes paraprake..
 
Muhakalah: Kjo i referohet shitjes së grurit gjatë kohës kur është duke u kultivuar në fusha. Poashtu i referohet edhe shitjes së produkteve bujqësore të pakorrura. Kjo lloj e kontratës nuk është e lejuar në islam.
 
Mukhabarah: Kjo është kontratë për ndarje të të korrurave, në të cilën pronari i tokës rezervon të korrurat e një pjese të caktuar të tokës për vete.. Kjo lloj kontrate nuk është e lejuar në islam.
 
Murabaha: Njëra nga llojet më kontroverse të transaksioneve, është kontratë e shitjes në të cilën pagesat bëhen pas një kohe pasi që të mirat janë kontraktuar (për të cilat është kryer transaksioni). Shfrytëzohet si bazë në punën bankare të bankave islamike moderne duke qenë se pagesa e marrë për pagesën e vonuar është më e lartë se çmimi i tregut ( zakonisht sipas një shume që krahasohet me shkallët e interesit/kamatës).
 
Musharakah: Kjo i referohet thjeshtë partneritetit. Kjo është si një marrëveshje për punë të përbashkët që nënkupton kushtet e partneritetit. Për shumicën e punëve të përbashkëta (partneritetet) që të janë në pajtim me ligjin islamik, të dyja palët duhet të marrin pjesë në fitim dhe humbje, e jo vetën në profit/fitim. Kjo teknikë mund të përdorët për investime apo financime afat-shkurta.
 
Muzara’ah: Kjo është kontratë që përshinë rezervimin e një pjese si në Mukhabarah.
 
Nisab: Kjo i referohet sasisë minimale të pronës që i obligohet pagesës së Zakat-it.
 
Kard Hasan: Kjo ka kuptimin literal hua e mirë. Në ekonominë islame, kjo i referohet huave pa kurfar kthimi në hua apo investim përveç pjesës bazë të dhënë hua.
 
Riba: Kjo ka kuptimin e interesit apo kamatës. Më detalisht kjo i referohet çdo pagese shtesë në marrëveshje përmbi apo shtesë në pjesën bazë të dhënë në hua në një kontratë huaje.
 
Riba Nasia: Kjo i referohet interesit në borxh. Nasia ka kuptimin e vonesë së dhënë për borxhlinj. Ky lloj i Riba-së mund të haste në të gjitha llojet e transaksioneve kreditor në të cilat një hua i ipet personit duke u kthyer ajo si pagesa të interesit përmbi huan bazë dhe si pagesë për kohën e borxhit
 
Riba al-Fadl: Kjo i referohet interesit në ndërrim. Kjo lidhet me shtesën e marrë gjatë ndërrimit të mallrave të llojit të njëjtë (p.sh. grurë për grurë). Transaksionet me ndërrim ishin të zakonshme gjatë kohës së Profetit Muhammed (paqja dhe shpëtimi qofshin mbi te), dhe ai nuk i kufizoi shfrytëzimin e interesit/kamatesë vetëm në transaksionet kredituese të hollave, por në të gjitha llojet e ndërrimeve.
 
Rikaz: Kjo është pasuri e vjetër e gjetur e gropuar në tokë dhe në rastin në të cilin pronari nuk dihet,
 
Sadakah: Kjo ka kuptimin e krejt asaj që ipet apo ndihmë që ofrohet tjerëve duke kërkuar kënaqësinë e Allahut. Poashtu i referohet edhe veprës së mire. Përfshinë shpenzimin e pasurisë, kjo është kusht që të jetë e fituar në mënyrë të lejuar nga islami..
 
Sadakah al-Fitr: Ky është një obligim i paguar gjatë muajit të Ramazanit.
 
Takaful: Kjo është skemë e ndihmës reciproke që ofron sigurim për njerëzit nga të rënuri në gjendje të papritura të nevojës.
 
Ushr: Kjo i referohet dhjetë përqindëshit dhe në disa raste pesë përqindëshit që paguhet nga produktet bujqësore nga ana e Muslimanëve si pjesë e obligimeve fetare, ngjashëm me Zakatin (shiko më poshtë) shfrytëzohet për të mirën e të varfërve dhe atyre me nevoja.
 
Uakf: Kjo e ka kuptimin e pronës që i është dhënë apo besuar individit apo organizatës për qëllime të caktuara bamirëse.
 
Vasijah: Kjo është fjalë Arabe për trashëgiminë. Sipas ligjit islam, personi nuk mund të caktoj më tepër se një të tretën e pasurisë të lënë në trashëgimi, apo të caktoj në trashëgimi shtesë nga kjo dikujt që është trashëgues direkt sipas ligjit islam
 
Zakat: Kjo i referohet një pagese obligativ për çdo Musliman që ka prone në pasuri në vlerë të barabartë apo më të lartë sesa vlera minimale që quhet Nisab. Është njëra nga pesë shtyllat e Islamit. Janë gjthsej tetë kategori që pranojnë Zekatin në mesin e të cilëve janë edhe të varfëritë dhe ata me nevoja./Ekonomi Islame
 
 
burimi: soundvision/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit