Majlinda Kelmendi është shpallur xhudistja më e mirë në botë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, shkruan indeksonline.
Ajo ka falënderuar Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.
“Nder i madh që të jem këtu. Kam disa fjalë të them. Shpresoj të mos ju pengoj. Fillimisht dua të uroj presidentin për mandatin e ri. Faleminderit që e keni mbështetur Kosovën. Ju jeni arsyeja që Kosova është pranuar në Komitetin Olimpik. Falë jush më është mundësuar të përfaqësoj Kosovën në Rio. Falë jush Kosova e ka medaljen olimpike. Faleminderit nga zemra”, ka thënë “e arta” e Kosovës.
Gjithashtu Majlinda nuk ka harruar pa falënderuar trajnerin e saj Driton Kuka dhe dy vëllezërit për mbështetjen.
“Falënderim special për njeriun që më ka rritur dhe më ka bërë kampion, trajneri Driton. Vëllezërit Syla dhe Agroni. Të gjithë e njihni storien time. E kam nisur karrierën në Kosovë. Kam fituar gjithçka. Por ky çmim sot është ‘Everesti’. Nuk mund të kërkoj për më shumë”, ka shtuar ajo.