Rrjete sociale, posta elektronike, aplikime bankare, sisteme alarmi, biznese online, platforma të linjave ajrore dhe hoteleve përdorin të gjithë një fjalëkalim. Miliona njerëz denoncojnë vjedhjen e të dhënave personale ose të identitetit sepse përdorin fjalëkalime të thjeshta dhe të lehta për t’u mbajtur mend dhe shumë herë janë të përsëritura me një varietet. Sipas studimeve të kryera nga insituti kombëtar i teknologjisë në Meryland, qenia njerëzore ka një aftësi të kufizuar për të memorizuar një seri karakteresh të ndërlikuara. Pavarsisht denoncimeve për filtrime të të dhënave personale, mijëra persona në Amerikë dhe në Europë vazhdojnë të përdorin fjalëkalimin 123456. Sipas renditjes vjetore të Splashdata ky fjalëkalim është një nga fjalëkalimet më të këqija. U përpiluan 5 milionë fjalëkalime dhe nga ato që ishin vjedhur nga hackerat për vitin 2017 dhe kanë përfshirë shoqëri si Verizon, Deloitte, Yahoo dhe Uber.
Kombinimet e tjera me numra dhe shkronja që kanë zënë vendin Top 10 janë “12345678” “qwerty”, “12345”, “123456789”, “letmein”, “football” dhe “iloveyou”. Në hyrjet e reja janë edhe “monkey” dhe “starwars”. Ceo-ja i SplashData thotë: “Hackerat po përdorin terma të kulturave popullore dhe sporte për të hyrë në llogari të huaja sepse e dinë që shumë përdorin këto fjalëkalime të lehta për t’u mbajtur mend.” Filtrime gjithnjë e më shumë të të dhënave detyrojnë që të përdoren fjalëkalime të fuqishme të përbëra nga fjalë të shumta, numra të përzierë më karaktere, por e rëndësishme është të mos përdoret i njëjti fjalëkalim për më shumë se një llogari. Aplikime si 1Password, LastPass ose SplashID ndihmojnë të mbahen mend fjalëkalime në mënyrë të thjeshtë. Raporti tregon se meshkujt janë tri herë më të lexueshëm kur përdorin fjalëkalime sesa femrat. Pavarsisht gjinisë do të ishte me vend të rritet siguria e fjalëkalimeve si objektiv për vitin që vjen. / Burimi/Bota.al