5.6 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

A ka lidhje Plaku i Krishtlindjeve me Jezuin dhe lindjen e tij?

Më të lexuarat

Tradita: Në mjaft vende, Plaku i Krishtlindjeve, apo Babagjyshi i Vitit të Ri, siç njihet rëndom, shihet si sjellësi i dhuratave të fëmijëve. Shpesh, fëmijët me anë të letrave i kërkojnë atij dhurata, që sipas traditës, i bën me ndihmën e elfëve në qendrën e tij në Polin e Veriut.

Origjina: Sipas pikëpamjes së përhapur, miti i Plakut të Krishtlindjeve, ose “Santa Klaus”-i e ka origjinën nga Shën Nikolla, kryepeshkopi i Mirës në Azinë e Vogël, Turqia e sotme. «Gati çdo gjë e shkruar për Shën Nikollën bazohet në legjenda», thotë “The Christmas Encyclopedi”. Emri «Santa Klaus» mund ta ketë origjinën nga fjala Sinterklaas, një formë e ndryshuar e versionit në holandisht të emrit «shën Nikolla». Nga ana historike dhe biblike, Santa Klausi nuk ka asgjë të përbashkët me Jezu Krishtin.

Çfarë thotë Bibla?

«Tani që keni flakur tej gënjeshtrën, secili t’i thotë të vërtetën të afërmit të tij.» ‘Të afërmit’ tanë më të ngushtë janë pjesëtarët e familjes. (Efesianëve 4:25). Bibla thotë edhe se duhet “ta duam të vërtetën”, “të themi të vërtetën që kemi në zemër”(Zakaria 8:19; Psalmi 15:2). Në fakt, t’u themi fëmijëve që Plaku i Krishtlindjeve (ose fëmija Jezu) është ai që sjell dhuratat për Krishtlindje, mund të duket si një lojë naive, por a është e drejtë ose e mençur të mashtrosh fëmijët, edhe pa pasur qëllim të keq? A nuk ju duket paradoksale që një rast që mendohet se bëhet për nder të Jezuit, kthehet në një rast për të mashtruar fëmijët?

Nga Fiorda Llukmani/Dritare

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit