1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Fjalë të arta nga hoxha i Islamit – Ibn Tejmijje

Më të lexuarat

Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
“Çdo dashuri që s`është për hir të All-llahut është e kotë dhe çdo vepër me të cilën nuk synohet Fytyra e All-llahut është e kotë”. (Ibn Tejmijje, el-‘Ubudijje)
“Nuk është kusht që i dashuri i All-llahut të jetë i pagabueshëm”. (Ibn Tejmijje, el-Istikame)
“Dhikri (përmendja e All-llahut) për zemrën është sikur uji për peshkun. E si do të jetë gjendja e peshkut nëse s’ka ujë?!” (Ibn Tejmijje)
“Sheriati (legjislacioni islam) është drita e All-llahut në tokën e Tij, drejtësia e Tij ndërmjet robërve të Tij, si dhe kalaja e Tij; që kush hyn në të është i sigurt”. (Ibn Tejmijje)
“Nëse i përsos (veprat) e fshehta, All-llahu t`i përsos ato të dukshmet.” (Ibn Tejmijje)
“Fshehja e dijes përmes të cilës obligohet vështirësia ndonjëherë është rahmet; ashtu sikurse fshehja e dijes me të cilën arrihet lehtësia ndonjëherë është dënim”. (Ibn Tejmijje)
“Frika e lavdëruar është ajo që të ndalon nga haramet”. (Ibn Tejmijje)
“Në këtë botë është një xhenet; ai që s`hyn në të, s`ka për të hyrë në Xhennetin e Botës tjetër”. (Ibn Tejmijje)
“Me sabër dhe bindje të sigurt arrihet udhëheqja ne fe”. (Ibn Tejmijje)
“Ai që e braktis argumentin, e humb rrugën; e s`ka argument, veçse sipas asaj me të cilën ka ardhur i Dërguari”. (Ibn Tejmijje)
“Rruga e drejtë është që robi të veprojë në çdo kohë (atë) çfarë është urdhëruar nga All-llahu për atë kohë, qoftë dije apo punë; duke mos harruar largimin nga haramet”. (Ibn Tejmijje)
“Zuhdi (asketizmi) është lënia e asaj që s`bën dobi në Ahiret, ndërsa devotshmëri është lënia e asaj që ke frikë nga dëmi i saj në Ahiret”. (Ibn Tejmijje)
“Lumturia (e vërtetë) është në diturinë që kërkohet nga ti, e ajo është: dija rreth All-llahut dhe rreth gjërave që të afrojnë drejt Tij”. (Ibn Tejmijje, Profecitë )
Vijon në dashtë All-llahu!

Zgjodhi dhe përktheu: Burim Koçinaj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit