-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

FJALË PËSHPËRITËSE PËR GRATË!

Më të lexuarat

Kur ngritësh ta pastrosh shtëpinë, ripërtërije nijetin se je duke e larguar një pengesë nga rruga.

Kur e përgatit ushqimin, ripërtërije nijetin se je duke dhënë ushqim si lëmoshë.

Kur i mëson dhe i edukon fëmijët e tu, ripërtërije nijetin se më i miri ndër jush është ai që merr dituri dhe ua mëson të tjerëve.


Kur e pret një mysafir dhe lodhesh në mikpritjen e tyre, ripërtërije nijetin se kush i beson Allahut dhe Ditës së Kiametit le ta nderon mysafirin!

Kur zemërohesh, dhe i duron fjalët e rëndë që të drejtohen ty, nga një më i ri apo më i vjetër se ti në familjen e burrit, ripërtërije nijetin se nuk është nga ne ai që nuk e mëshiron të voglin dhe nuk e respekton të madhin!

Kur e viziton një të sëmurë nga familja apo në përgjithësi një nga të sëmurët, ripërtërije nijetin e vizitës së sëmurit.

Kur e viziton një të afërm, apo një shoqe, dhe harxhon të holla në blerjen e ndonjë dhurate, ripërtërije nijetin, shkëmbeni dhurata njëri me tjetrin që të duheni.

Para se ta ngresh dëgjuesen e telefonit e të flasësh me shoqen tënde për një situatë që nuk të pëlqeu nga shoqja tjetër, rikujtoje se çdo fjalë që do ta thuash për të do të llogaritësh Ditën e Kiametit.

Kohën kur i lanë enët bëje kohë istigfari, kohën kur i lanë rrobat bëje kohë ku e përmend shumë Allahun!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit