Një mësues matematike nga Teksasi ndryshoi emrin dhe shpalli kandidaturën e tij
Një burrë nga shteti amerikan i Teksasit ndryshoi emrin e tij në “Literally Anybody Else” dhe shpalli kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, sipas mediave amerikane.
Else postoi patentën e tij të shoferit në faqen e tij të fushatës në Facebook, duke dëshmuar se ai me të vërtetë kishte ndryshuar emrin e tij në “Literally Anybody Else”.
Else, i njohur më parë si Dustin Ebey, punon si mësues matematike në zonën e Fort Worth dhe është veteran ushtarak, transmeton Hina.
Ai merr postë në qytetin e North Richland Hills, Teksas, ku do të bazojë fushatën e tij dhe selitë e fushatës do të “vijnë së shpejti”, sipas faqes së internetit të Else.
“Amerika nuk duhet të ngecë në zgjedhjen midis ‘Mbretit të Borxhit’ (siç ka deklaruar vetë Trump) dhe një 81-vjeçari,” tha faqja.
Kjo i referohet ish-presidentit Donald Trump dhe presidentit aktual Joe Biden, të cilët fituan nominimet e partive të tyre.
Vetëm në Teksas duhet të mblidhen 113,151 nënshkrime
Megjithatë, shpallja e një kandidature për zgjedhjet presidenciale është e thjeshtë, por disi më e ndërlikuar të dalësh realisht në fletëvotim. Else duhet të mbledhë 113,151 nënshkrime nga votuesit e regjistruar në Teksas, të cilët nuk votuan në zgjedhjet paraprake në fillim të këtij muaji, dhe vetëm kaq.
Çdo shtet ka kërkesa të ndryshme për kandidaturën zyrtare.
Megjithatë, Else mund të regjistrohet si një kandidat i ashtuquajtur “me shkrim”, në mënyrë që emri i tij të mos jetë në fletëvotimet, por votuesit mund ta shkruajnë atë dhe kështu të votojnë për të.
Ndërsa një kandidat i pavarur nuk ka fituar kurrë zgjedhjet presidenciale në SHBA, Else tha në mediat sociale se ai po kandidon për të shtyrë partitë republikane dhe demokratike të bëjnë më mirë.
“Dua t’i dërgoj një mesazh Uashingtonit që thotë: “Hej, nga 300 milionë njerëz, ju mund të kishit zgjedhur më mirë (kandidatë)”, tha Else në TikTok, duke iu referuar Trump dhe Biden. /tesheshi.com/