FJALA: Dënojmë djegien e flamurit të Turqisë
Ne FJALA dënojmë fuqishëm djegien e flamurit turk. Flamuri turk përpos që është flamur i Republikës së Turqisë ai është edhe flamur i komunitetit turk të Kosovës.
Djegien e flamurit të Turqisë e kosiderojmë jo vetëm si sulm i bërë ndaj komunitetit turk por edhe si një sulm ndaj bashkëjetesës ndërfetare dhe ndëretnike.
Ky sulm është i dënueshëm me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
FJALA kërkon nga institucionet e Kosovës, nga Presidenti, Qeveria dhe Prokuroria të dënohet ashpër ky akt dhe të ndërmarrin veprimet ligjore ndaj dhunuesve.
FJALA,
Prishtinë, 02.08.2018