0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

FITORJA MUND TË VIJË SA HAP E MBYLL SYTË POR RRUGA E SAJ ËSHTË E GJATË DHE E MUNDIMSHME

Më të lexuarat

“Pasha Zotin,më vjen turp prej Zotit të qesh ndërkohë që Xhamia el-Aksa është ende e pushtuar”(Salahudin Ejubi)

Në ditët e sotme,të rinjtë tanë kanë një koncept të gabuar mbi fitoren.Ata besojnë se mjafton që të rrokin armët dhe fitorja vjen brenda njëzet e katër orëve.Këta të rinjë të gjorë e injorojnë faktin se lufta ushtarake nuk është gjë tjetër veçse faza e fundit e fitores dhe se fitorja ndonjëherë vjen pa qenë fare nevoja për të rrokur armët! Fitorja nuk konsiderohet më shumë se një hap i vogël në një rrugë të gjatë që quhet rruga e arritjes së fitores.Ai që mediton mbi historinë e zotërisë sonë Musait(paqja qoftë mbi të!)vëren diçka shumë të çuditshme.Ai vëren se Allahu i Madhëruar, përkundër madhështisë dhe fuqisë së Tij,kur deshi ta shkatërronte Faraonin,nuk dërgoi engjëllin e vdekjes që t’ia marrë shpirtin sa hap e mbyll sytë,por e filloi procesin e fitores përmes inspirimit të nënës së Musait.Pastaj me rritjen e Musait në shtëpinë e Faraonit.Pastaj me emigrimin e tij në Medjen.Pastaj me kthimin e tij në Egjipt.Pastaj me debatin e tij me Faraonin,me fjalë e jo me armë! Pastaj me predikimin e tij të mundimshëm dhe të gjatë drejtuar bijve të Izraelit.Pastaj me ikjen e tij nga Egjipti dhe me Faraonin që e ndoqi nga pas me ushtrinë e tij me ç’rast Faraoni vdiq duke u mbytur në ujë dhe Musai triumfoi pa u zhvilluar asnjë luftë.
Këtu lind pyetja:pse Allahu nuk e mbyti Faraonin që në fillim të historisë?
Përgjigja e kësaj është:që unë dhe ti të mësojmë se rruga e fitores është e gjatë, kurse fitorja në vetvete mund të arrihet brenda disa sekondave dhe nuk kërkon përpjekje të mëdha siç e pamë në historinë e Musait! Mbase përshpejtimi i fitores nga ana e shumë lëvizjeve islamike bashkëkohore që rrokën armët ishte pikërisht arsyeja e shpërbërjes së tyre të shpejtë dhe dështimit të tyre në realizimin e diçkaje që vlen të përmendet,qoftë nga pikëpamja politike,qoftë nga pikëpamja propagandistike.E vetmja gjë që realizuan ishte se,me dashje apo pa dashje,i hodhën djemtë e tyre nëpër burgje dhe shtrembëruan imazhin e Islamit në sytë e muslimanëve dhe jomuslimanëve!

Për ata që nuk dinë shumë për historinë e krishterimit,duhet të dijnë se papa i Romës u merrte të krishterëve të varfër para duke i bindur se dita e kijametit do të ndodhte në vitin 1000. Kur erdhi ky vit,të varfërit të cilët kishin shitur shtëpitë dhe pronat e tyre për të blerë nga kisha çeqet e amnistisë,vunë re se toka nuk u lëkund aspak dhe qielli nuk u ça!Kështu,ata zbuluan se klerikët e tyre nuk ishin gjë tjetër veçse hajdutë që u vodhën paratë në mënyrë të paligjshme.Mirëpo papa i mashtroi ata sërish duke u thënë se do të duhej pak kohë që Zoti të përgatitej për këtë detyrë të mundimshme.Por,prapë asgjë nuk ndodhi! Vit pas viti papa i Romës shpikte nga një gënjeshtër të re.Dhe vit pas viti të krishterët u ngopën me gënjeshtrat e klerit të tyre,derisa papa Urban solli një zgjidhje për këtë problem.
Zgjidhja e tij ishte orientimi i rebelëve drejt vendeve muslimane përpara se ata të ngrinin krye kundër kishës! Dhe në fakt,kjo ishte ajo që ndodhi.Ata shkuan fillimisht në Kostandinopojë ku vranë vëllezërit e tyre ortodoksë dhe kryen masakrat më të rënda që ortodoksët kishin përjetuar ndonjëherë në historinë e tyre.Këto masakra janë ende arsyeja e ndarjes midis Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse deri më sot.Bëj një krahasim midis asaj çfarë u bënë katolikët vëllezërve të tyre në fe përsa i përket vrasjes dhe përdhunimit dhe midis faljes dhe tolerancës që tregoi Muhamed Fatihu ndaj ortodoksëve kur hyri në Kostandinopojë! Sakaq vit pas viti kryqtarët arritën të pushtojnë pjesën më të madhe të territoreve të Levantit,para se të arrinin përfundimisht në Jerusalem në vitin 492 hixhri.Në këtë qytet të shenjtë kryqtarët vranë fëmijët,përdhunuan gratë,gjymtuan të moshuarit,rrënuan xhamitë,dogjën shtëpitë dhe masakruan mijëra të rinjë të pafajshëm muslimanë.Kur panë atë që po ndodhte,muslimanët u strehuan në xhaminë El-Aksa,duke menduar se kryqtarët nuk do t’i sulmonin vendet e shenjta. Dhe ky është pikërisht problemi kronik i muslimanëve; ata mendojnë se të gjithë njerëzit kanë moral të njëjtë me moralin e tyre që ua mësoi i Dërguari i Zotit(paqja qoftë mbi të!) Kryqtarët sulmuan xhaminë El-Aksa me kuajt e tyre dhe brenda një nate vranë 70.000 muslimanë,përfshirë këtu femrat,njerëzit e ngratë dhe fëmijët e mitur! Niveli i gjakut në vendin e shenjtë arriti deri te gjunjët e kuajve.Kuajt e kryqtarëve të papastër lundruan në gjakun e fëmijëve të pastër muslimanë!

Detaji që më tërhoqi vëmendjen gjatë leximit të biografisë së Salahudin Ejubit, është se babai i Salahudin Ejubit i tregonte atij historitë e heronjve dhe luftëtarëve të botës islame! Mbase kjo e vërteton saktësinë e asaj që përmendëm më parë në lidhje me rëndësinë e historisë në formimin e heronjve.Prandaj,ne duhet t’i edukojmë fëmijët tanë që në fëmijërinë e tyre me historitë e kolosëve të këtij umeti,që të na dalin një mijë Salahudinë,për të na rikthyer xhaminë el-Aksa,e cila është pronë e këtij umeti.

(Shkëputur nga libri 100 kolosët e botës islame”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit