3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Fitorja e Morsit, reagimet e para botërore

Më të lexuarat

Liderët ndërkombëtarë kanë reaguar ndaj njoftimit se Mohamed Morsi i Vëllazërisë Myslimane ka fituar zgjedhjet presidenciale të Egjiptit.

Izraeli tha se “e vlerëson procesin demokratik në Egjipt dhe respekton rezultatin e tij”. Zyra e kryeministrit Benjamin Natanjahu në një deklaratë tha se Izraeli “pret që të vazhdojë bashkëpunimi me administratën e Egjiptit në bazë të marrëveshjes së paqes të arritur mes dy vendeve.”

Sekretari i Jashtëmn britanik Uilliam Hejg e uroi Morsin për fitoren e tij, duke e quajtur “një moment historik për Egjipitin” dhe i bëri thirrje presidentit të zgjedhur që të “ndërtojë ura me shoqërinë e Egjiptit dhe të respektojë të drejtat e njeriut.”

Ministria e Jashtme e Iranit i uroi egjiptianët për fitoren e kandidatit islamik dhe tha se vendi gjendet në fazën finale të “zgjimit islamik”./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit